LAJMI I FUNDIT:

Origi te Milani, punë e kryer – zbulohet edhe koha e testeve mjekësore

Origi te Milani, punë e kryer – zbulohet edhe koha e testeve mjekësore

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Milanin pas finales së Ligës së Kampionëve të javës së ardhshme.

Kontrata e reprezentuesit belg në Anfield skadon në verë dhe sulmuesi nuk ka arritur numrin minimal të paraqitjeve për të zgjatur automatikisht qëndrimin e tij në klub.

Daniele Longo i mediumit Calciomercato.com, gazetari i parë që raportoi negociatat e Milanit me 27-vjeçarin në mars, tani pretendon se Origi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Rossonerët pas finales së Ligës së Kampionëve.


Mahrez, Lingard dhe të tjerë: Objektivat e Milanit për të përforcuar opsionet e sulmit për sezonin e ri
Lexo po ashtu Mahrez, Lingard dhe të tjerë: Objektivat e Milanit për të përforcuar opsionet e sulmit për sezonin e ri

Liverpooli i Jurgen Klopp do të përballet me Real Madridin e Carlo Ancelottit në Paris më 28 maj dhe nga dita pas finales, Origi do të jetë i lirë të udhëtojë në Milano për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Origi thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë katër milionë euro në sezon në San Siro. Ai do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë.

Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me belgun edhe për shkak të shkathtësisë së tij. Origi mund të luajë si sulmues ose si sulmues anësor dhe gjigantët e Serie A kanë kërkuar përforcime në të dyja fushat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori