Policia e Kosovës e ka shoqërua në stacion policor në person në Suharekë pasi dyshohet se organizonte online lojëra të fatit.

Rasti ka ndodhur të premten në fshatin Samadrexhë të Suharekës, në orën 11:00.


“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se përmes rrjetit online në telefonin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar ndërsa telefoni i është sekuestruar si provë materiale. /Telegrafi/