LAJMI I FUNDIT:

Organizohet për herë të parë konventa e menaxherëve të shitjes

Organizohet për herë të parë konventa e menaxherëve të shitjes

Denis Gafuri trajner i shitjes, si dhe njëri prej organizatorëve kryesorë të ngjarjeve të nivelit të lartë të trajnimeve në Kosovë, sjellë për herë të parë seminarin e shumëpritur për shitje dhe komunikim: “E ardhmja është këtu, mësoni si të bëni shitje inteligjente”.

Konventa e I-rë e menaxherëve të shitjes do të mbahet në nëntor 2018 në Hotel Internacional Prishtinë.

Në këtë seminar do të ketë edhe folës nga Sllovenia, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia si dhe shumë ndërmarrës të suksesshëm vendor.

Denis Gafuri së bashku me folësit mysafir do t’i ndajnë me ne eksperiencat e tyre si dhe shumë këshilla për sukses në karrierë, do të diskutojnë për qasjen drejt së ardhmes me shitje inteligjente.

Ky organizim është shumë i nevojshëm për të gjithë: menaxherët, punonjësit e nivelit të lartë dhe të mesëm, menaxherët e financave dhe profesionistët, menaxherët e financimit të financave, drejtorët ekzekutivë, shefi i marketingut, sigurimit shëndetësor, shitjet dhe menaxherët e shërbimit për klientë, sipërmarrësit, pronarët e kompanive dhe udhëheqësit e ekipit.

Programi përmban momente zbavitëse, sfida, diskutime bashkëpunuese etj.

Mos e humbni rastin të jeni pejsë e organizimit më të madh të shitjes në vend. /Telegrafi/