LAJMI I FUNDIT:

Organizim special nga Pagani, për të festuar 20 vjetorin e themelimit (Foto)

Organizim special nga Pagani, për të festuar 20 vjetorin e themelimit (Foto)

Dashamirësit e makinave Pagani, do të dëshironin shumë të ishin në aktivitetin që e organizon kjo kompani gjatë këtyre ditëve

Vitin e kaluar, Porsche e festoi 70 vjetorin e themelimit në Goodwood Festival of Speed, derisa në edicionin e këtij vitit, Bentley e shënon një shekull që kur e ka nxjerrë makinën e parë, transmeton Telegrafi.


Por, kjo nuk është e vetmja kompani britanike që feston në të njëjtin festival, pasi është edhe Pagani që e feston 20 vjetori, me një organizim shumë special.

Pagani do të mbledhë sa më shumë modele Zonda dhe Huayra, si pjesë e asaj që konsiderohet si koleksioni më i madh që është parë ndonjëherë në Britani të Madhe. Vetëm për këtë organizim, pronarët e këtyre veturave janë nisur nga Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Ditën e parë të festivalit, që fillon më katër korrik, do të kalojnë 30 modele Pagani, që kanë nisur të prodhohen prej vitit 1999, deri në modelin e fundit, që së bashku kushtojnë rreth 100 milionë euro.

Si pjesë të festimeve, Pagani ka parashikuar edhe aheng në Sussex, fishekzjarrë dhe disa surpriza të këndshme. /Telegrafi/