LAJMI I FUNDIT:

Organizatori i “Peja Open”, Arifi: Federata e Evropiane e Tenisit ka lavdëruar organizimin – jemi në mesin e 14 vendeve evropiane që kemi rikthyer aktivitetet

Organizatori i “Peja Open”, Arifi: Federata e Evropiane e Tenisit ka lavdëruar organizimin – jemi në mesin e 14 vendeve evropiane që kemi rikthyer aktivitetet
Foto: Peja Open

“Peja Open” është duke e zhvilluar ditën e dytë të turneut në tenis dhe duket se situata me pandeminë nuk është duke e ndaluar organizimin fantastik.

Organizatori i këtij turneu, Kreshnik Arifi në një intervistë për emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini ka thënë se janë duke i respektuar të gjitha masat e përcaktuar, derisa janë në mesin e 14 shteteve që i janë rikthyer sportit dinamik.

“Dje (31 gusht) ka filluar edhe zyrtarisht turneu i tenisit i organizuar nga klubi i tenisit “Peja” është në kalendarin zyrtar ndërkombëtar të Federatës Evropiane të Tenisit dhe jemi në mesin e 14 shteteve që është rikthyer tenisi”, ka thënë Arifi.

Foto: Peja Open

“Kemi dikur rreth 30 garues, duke pasur parasysh situatën me pandemi, është një numër i kënaqshëm”.

“Kemi garues nga Kosova, Gjermania, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Dje ka qenë një ditë e mirë dhe garuesit tonë, duke veçuar tenisten tonë nga “Klubi Peja”, Aja Broçit që ka mundur tenisten nga Maqedonia, ndërsa sot jemi duke zhvilluar meçet çerekfinale”.

“Situata me pandeminë na ka krijuar shumë probleme, pasi disa shtete nuk kanë mundur të marrin pjesë, mirëpo kemi marrë lëvdatat për organizmin”.

Foto: Peja Open

“Ne kemi pranuar emaile nga shumë vende të Evropës, që na kanë kërkuar falje për mospjesëmarrjen në turne, pasi në edicionin e parë kemi pasur një organizimi fantastik dhe tani në edicionin e dytë duhet t’i ndjekim rregullat strikte”.

Ka nisur edicioni i dytë i turneut "Peja Open 2020"
Lexo po ashtu Ka nisur edicioni i dytë i turneut "Peja Open 2020"

“Në organizmin e vitit të kaluar kemi marrë notën maksimale për organizimin e bërë, por edhe në këtë sezon nuk qëndrojmë keq shkaku i situatës me pandeminë”, ka përfunduar organizatori i turneut.

Duke parë vlerësimin e lartë nga shtetet e rajonit dhe ato evropiane, Arifi është shprehur optimist se turneu do të vazhdojë edhe për shumë vite. /Telegrafi/

Emisioni i mëngjesit "Zgjohu" – 01.09.2020

Ka filluar turneu i tenisit "Peja Open 2020"

Publiée par RTV Dukagjini sur Lundi 31 août 2020

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori