Organizatave mjedisore në Shqipëri, të mbështetur nga organizata joqeveritare ndërkombëtare EuroNatur, kundërshtojnë kontratën mbi ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si të pavlefshme për shkak të parregullsive dhe shkeljeve së disa ligjeve.
Objekti në ndërtim, përbën një kërcënim të madh për ekosistemin natyror të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë, sipas organizatave.
Leja e zhvillimit është miratuar përpara përfundimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), gjithashtu vetë procesi i realizimit të VNM-së është i parregullt dhe jo në përputhje me rregulloret, siç e përcakton ligji.
Organizatat mjedisore joqeveritare shqiptare, PPNEA dhe AOS, të mbështetura nga EuroNatur si dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar, njoftuan zyrtarisht po dorëzojnë në Gjykatën Administrative një padi duke sfiduar procesin administrativ të realizuar për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
“Ky ndërtim i paligjshëm ndodh në një ndër ligatinat më të rëndësishme dhe me biodiversitet të lartë të vendit, si dhe përgjatë korridorit të Adriatikut, një prej rrugëve më të rëndësishme për shtegtimin shpendëve. Institucionet shqiptare po shkelin ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare, duke anashkaluar procedurat dhe duke hedhur poshtë vërejtjet e institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
“Organizatat joqeveritare do të dorëzojnë prova dhe fakte mbi shkeljen e disa ligjeve, si ligji për zonat e mbrojtura, ligj për realizimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), ligji për planifikimin e territorit, procedurat lidhur me kontartën koncesionare si dhe shkelje të rregulloreve përkatëse. Gjithashtu, pala paditëse do të theksojë ndaj autoriteteve, proceset e paligjshme, mungesën e transparencës dhe përfshirjen e palëve të interesit, si dhe anashkalimin e procedurave thelbësore të procesit. Në mënyrë të përmbledhur, këto vendime e bëjnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës të paligjshëm e të parregullt, gjithashtu të shoqëruar me ndikime negative dhe të pakthyeshme në mjedis”, shtoi njoftimi.
Aleksandër Trajçe, drejtori ekzekutiv i organizatës PPNEA deklaron se: “Ne e kemi ngritur këtë shqetësim që në krye të herës, që me zbulimin e vendndodhjes së ndërtimit të aeroportit. Është e paimagjinueshme që një infrastrukturë kaq e madhe të ndërtohet brenda një zone të mbrojtur, qëllimi i së cilës është të ndalojë pikërisht që projekte të tilla të ndërtohen në brendësi të këtyre zonave. Nëse ky projekt përparon me të gjitha parregullsitë që janë evidentuar, nga shumë ekspertë vendas dhe të huaj, atëherë i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura të Shqipërisë është në rrezik për të ardhmen. Asgjë nuk mund ti ndalojë më tej investimet mbi infrastrukturën gri në zonat e mbrojtura dhe shkatërrojë integritetin ekologjik dhe trashëgiminë natyrore që duhet ta ruajmë për brezat e ardhshëm”.
Ka kaluar më pak se një vit prej fillimit të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.
Komuniteti shkencor si dhe organizatat joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare, i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë shqiptare të ndalojnë ndërtimin e kësaj infrastrukture. Këto shqetësime janë shoqëruar vazhdimisht me fakte dhe dokumenta, të cilat nuk e justifikojnë këtë ndërtim gri brenda kësaj zone. Megjithatë, nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe ndërtimi i aeroportit vazhdon pa asnjë shqetësim.
Taulant Bino, presidenti i Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) deklaron se është e paimagjinueshme që Shqipëria të njollosi kontrubutin e saj në trashëgiminë natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar një aeroport që shkatërron biodiversitetin e zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë si dhe ligatinat e tjera përgjatë Adriatikut.
“Një aeroport në një zonë të ardhshme Natura 2000 është një Jo për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Annette Spangenberg, drejtuese e konservimit pranë EuroNatur shton se me ndërtimin e një aeroporti brenda një zone të mbrojtur, qeveria shqiptare anashkalon zbatimin e ligjit duke dëmtuar natyrën dhe favorizuar interesa të caktuara.
“Procese të tilla duhet të frymëzojnë mosebesim ndaj Bashkimit Evropian”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
Kompania e afërt me Radoiçiqin, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan
I dyshuari për vrasjen e tri grave replikë me gazetarët në Gjykatën e Tiranës: Do vijë dhe momenti juaj
Qeveria i përgjigjet kritikave të Sarrazinit
Analistët: Ka ftohje mes Kosovës dhe Gjermanisë, Procesi i Berlinit pikë kritike për marrëdhëniet mes dy vendeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?