LAJMI I FUNDIT:

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit

Organizata e quajtur “Syri i Popullit” përmes një komunikatë që u është dërguar medieve e ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e Azem Vllasit.

Në komunikatën e organizatës të së ashtuquajtur “Syri i Popullit” thuhet se organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar në emër të luftërave çlirimtare.


Lexoni të plotë, pa ndërhyrje komunikatën:

“KOMUNIKATË

Organizata “Syri i Popullit” merr përgjegjesinë për plagosjen e titistit, Azem Vllasi! Ky gjakpirës antishqiptar ka qene një murtajë e vërtetë për shqiptarët e Kosovës që ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.

Duke e ditur se «Udhëheqësit» e këtyre tri luftërave, bënë puç në mekanizmin Politiko-ushtarak, dhe nuk do ta zgjidhin drejtë çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor;

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i lidhur ngusht me shërbimet antishqiptare të shteteteve europiane,

Duke e ditur se lidershipi shqiptar është i zhytur deri në fytë me korrupsion dhe me krimë të organizuar;

Duke e ditur se këto dy kategori të «politikanëve» nuk e zgjidhin drejtë çështjen shqiptare, nga gjyri i popullit, janë bashkuar më 28.Nëntor 2001 shumë Avni Rrustema (Avni Rrustemi ishte një hero i popullit shqiptar që ka vrarë 1920 tradhtarin Esat Pashë Toptana, i cili ishte i lidhur me Serbinë) për ta vrarë tradhëtinë,

Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasurua merret mbi gjithë ata që në emër të lufterave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.

Ka qenë imperativ i kohës dhe domosdoshmëri e krijimit të këtij mekanizmi, Pararojë e popullit liridashës shqiptar të shumë vuajtur ndër shekuj prej shumë pushtuesëve.

Avni Rrustemat, janë gjallë dhe çdo herë dhe çdo kund do të goditet tradhtia!

SHTABI OPERATIV I ORGANIZATES “SYRI I POPULLIT” (sic). /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori