LAJMI I FUNDIT:

ORCA letër Haradinajt, Bytyqit e Kurteshit: Realiteti i paraqitur nga rektorët, është i shtrembëruar

ORCA letër Haradinajt, Bytyqit e Kurteshit: Realiteti i paraqitur nga rektorët, është i shtrembëruar

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) gjatë ditës së sotme i ka dërguar raportin e monitorimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi.

Përmes këtij raporti, ORCA ka konstatuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk e ka shkelur legjislacionin në fuqi bazuar në tendenca politike apo mungesë profesionalizmi.


“ORCA konstaton se përtej çdo dyshimi të bazuar mund të thuhet se Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk e ka shkelur legjislacionin në fuqi bazuar në tendenca politike apo mungesë profesionalizmi. Megjithatë, mundësia që të jetë përvjedhur ndonjë gabim apo lëshim i një natyre të paqëllimshme si nga anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë apo edhe nga monitoruesit e ORCA-s, mund të përmirësohet përmes ushtrimit të ankesës nga të gjitha institucionet e pakënaqura në Komisionin e Ankesave pranë AKA-s”, thuhet në letër.

Lexoni të plotë letrën nga ORCA:

Pas një analize të kujdesshme ORCA ka arritur të identifikojë disa pretendime kryesore të Konferencës së Rektorëve:

1.Pretendimin për probleme teknike me e-akreditim, me ç’rast nuk janë marrë parasysh formularët e një numri profesorësh lidhur me akreditimin e programeve

Rektorët: Nëse nuk shkarkohet bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vazhdojmë me greva e protesta
Lexo po ashtu Rektorët: Nëse nuk shkarkohet bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vazhdojmë me greva e protesta

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019:

AKA përmes kompanisë që e mirëmban e-akreditimin e ka verifikuar (më datë 15 janar gjatë mbledhjes) vërtetësinë e pretendimit se disa profesorë kanë pasur vështirësi në regjistrim. Me të marrë vesh se 41 rastet e pretenduara kanë provuar të regjistrohen, AKA ka vendosur që t’i shqyrtojë dosjet fizike të tyre.

2. Validimi i programeve – Tërheqja e akreditimeve për programet ekzistuese që nuk i kanë 3 PhD të fushës pa bërë vlerësim nga ekspertët

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019 dhe nga shqyrtimi i legjislacionit në fuqi:

Programet që tashmë janë akredituar kalojnë çdo vit në kontrollin e plotësimit të kriterit bazik, atë të 3 PhD të fushës për program. Kjo ka qenë praktikë e përvitshme e AKA në kuadër të misionit të vet për

monitorimin e programeve të akredituara. Programet të cilat në të kaluarën janë akredituar pa e përmbushur këtë kriter apo të cilat në ndërkohë kanë pasur ndryshime të stafit dhe nuk kanë pasur staf kompetent nuk janë validuar, pra nuk u është vazhduar akreditimi.

Vërejtje: kjo nuk i prek studentët që kanë filluar studimet kur këto programe kanë qenë të akredituara. Tërheqja e akreditimit nënkupton se institucionet nuk kanë të drejtë të regjistrojnë studentë të tjerë.

Gjatë validimit të 185 programeve ekzistuese, u është vazhduar akreditimi 124 programeve të universiteteve publike dhe 61 programeve të institucioneve private, ndërkohë ka tërhequr akreditimin për 74 programe, 40 të universiteteve publike dhe 35 të institucioneve private.

3. Akreditimi dhe riakreditimi pa vlerësim ekspertësh

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019:

Programet që kanë qenë të akredituara por që u ka skaduar ai dhe kanë aplikuar për riakreditim kanë kaluar vetëm në fazën e parë të akreditimit e cila nënkupton përmbushjen e kushtit bazik të 3 PhD të fushës për program. Në këtë fazë nuk ka dhe nuk duhet sjellë ekspertët.

4. Pretendimet se KShC nuk ka kompetencë për ta bërë vlerësimin fillestar

Konstatimi i ORCA-s nga shqyrtimi i legjislacionit në fuqi:

Sipas UA për zgjedhjen e anëtarëve të KShC është paraparë përbërja e KShC nga anëtarë që u takojnë 9 fushave të përcaktuara ndërkombëtarisht, të cilat për rrethanat e Kosovës janë rigrupuar në 4. ORCA konstaton se KShC është kompetente për të evidentuar nëse bartësit e programeve janë apo jo të fushës pasi për këtë nuk nevojitet ekspertizë. Ekspertiza vjen në shprehje për të vlerësuar përputhshmërinë e programit të propozuar me aktivitetet mësimore të parapara brenda tij, fazë e cila do të ndiqet për të gjitha programet të cilat e kalojnë fazën e parë, atë të përmbushjes së kriterit për 3 PhD të fushës si bartës programi.

Në total KShC ka dhënë dritën e gjelbër për 104 programe, 53 të universiteteve publike dhe 51 të institucioneve private, ndërsa ka refuzuar 107 programe, 28 të universiteteve publike dhe 79 të institucioneve private.

5. Dyshime në evidentimin e fushave të ngushta

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019:

Nga rektorët është pretenduar se KShC nuk i ka parë temat e doktoraturave, por vetëm gradën shkencore. ORCA gjatë monitorimit ka parë se çdo bartësi të programit i është evidentuar përveç titullit, edhe tema e disertacionit sidomos në rastet kur ka pasur mëdyshje.

6. Përvoja e punës përparësi ndaj fushës së gradës shkencore

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019 dhe legjislacioni në fuqi:

Nga Rektorët është pretenduar se persona të caktuar që kanë përvojë pune të gjatë në fushë të caktuar nuk janë llogaritur si adekuat për të qenë bartës programi. AKA nuk mund të akreditojë programe duke

marrë për bazë përvojën e punës pasi ligjet dhe udhëzimet kërkojnë që përveç përvojës bartësit e programeve të jenë edhe PhD të fushës.

7. Janë kërkuar 4 profesorë për program studimi

Konstatimi i ORCA-s nga monitorimi i takimeve të AKA në datat 15-16 janar 2019:

UA edhe në të kaluarën edhe tash kërkon 1 PhD për 60 ECTS, që i bie 3 PhD për një program Bachelor me 180 ECTS dhe dy PhD të fushës për një program Master me120 ECTS. Pretendimi se tani kërkohen 4 PhD të fushës për program me 180 ECTS dhe se kjo është ndryshim i rregullave pas akreditimit fillestar është i paqëndrueshëm dhe i paprovueshëm nga palët pretenduese.

8. Pretendimet se në Edukim, Gazetari dhe Infermieri nuk ekzistojnë studimet e PhD

Konstatimi i ORCA-s nga hulumtimi sipërfaqësor i programeve të studimit në Universitetet evropiane:

Ky pretendim është i paqëndrueshëm. Për të gjitha këto drejtime ofrohen studime të doktoratës. Nëse në Kosovë nuk ka të tillë, i bie që Kosova nuk ka kapacitete për të ofruar programe të tilla studimi, përveç nëse institucionet angazhohen në sjelljen e stafit.

Të nderuar,

Nga sa u tha më lart ORCA konstaton se për arsye të ndryshme që mund të lidhen me keqinformim dhe mungesë të mirëfilltë të komunikimit mes Konferencës së Rektorëve dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë, realiteti i paraqitur nga Konferenca e Rektorëve është i shtrembëruar.

ORCA konstaton se përtej çdo dyshimi të bazuar mund të thuhet se Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk e ka shkelur legjislacionin në fuqi bazuar në tendenca politike apo mungesë profesionalizmi. Megjithatë, mundësia që të jetë përvjedhur ndonjë gabim apo lëshim i një natyre të paqëllimshme si nga anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë apo edhe nga monitoruesit e ORCA-s, mund të përmirësohet përmes ushtrimit të ankesës nga të gjitha institucionet e pakënaqura në Komisionin e Ankesave pranë AKA-s.

ORCA i bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të kenë vëmendje të shtuar në procesin ndërkombëtar në të cilin po kalon Agjencia e Kosovës për Akreditim, e cila në fund të vitit të kaluar ka dorëzuar aplikimin e saj për riakreditim pranë ENQA-s. Vendimi për shqyrtimin e aplikimit të AKA do të merret në 3 muajt e ardhshëm dhe çfarëdo lëndimi i proceseve të brendshme të akreditimit mund të shkaktojë pasoja të pakthyeshme për AKA-në në nivel ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori