LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Demaskimi përfundimtar i “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

ORCA: Demaskimi përfundimtar i “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

ORCA vitin e kaluar ka denoncuar 8 profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilët u avancuan në titullin e profesorit të rregullt, titullin më të lartë akademik në Kosovë.

ORCA pati argumentuar se punimet që janë marrë parasysh për avancimin e tyre nuk janë të publikuara në revista kredibile pasi të 8 profesorët kishin publikuar nga 7 deri në 19 punime brenda një periudhe 1 vjeçare e gjysmë.

“Kjo gjë është e pamundur, nëse për asgjë tjetër atëherë për faktin e thjeshtë se një profesor i inxhinierisë mekanike në Norvegji arrin të publikojë 0.96 punime në vit, pra as një punim të plotë. Për këtë arsye ne vendosëm t’i konsiderojmë supermenë profesorët tanë dhe ashtu i quajtëm sa herë që folëm për ta”, thuhet në komunikatën e ORCA-s.

Shumica e këtyre punimeve janë publikuar në dy revista për të cilat ORCA pati dyshime sapo pa raportet e vlerësimit të profesorëve. Pas një analize profesionale, të ndihmuar edhe nga eksperti me famë botërore Jeffrey Beall, ORCA erdhi në përfundim që revistat ndjekin praktika të dyshimta.

Më 6 korrik 2018 ORCA ka zhvilluar komunikimin e parë me SCOPUS ku ka ngritur dyshimet për revistat duke dërguar analizën e bërë edhe me ndihmën e ekspertit Beall.

Më 16 korrik 2018 SCOPUS ka njoftuar ORCA-n se kërkesa e ORCA-s për rivlerësim të revistave do të zbatohet.

Më 19 korrik 2018 ORCA ka organizuar aksion publik simbolik para Rektoratit të UP-së përmes të cilit i bën thirrje Senatit të mos i avancojë kandidatët nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Po ashtu, ORCA ka njoftuar në mënyrë formale senatorët e UP-së me detajet e analizave për revistat në fjalë.

Megjithatë, më 23 korrik 2018, Senati avancon 8 profesorët e rregullt të denoncuar nga ORCA.

Më 13 gusht 2018 SCOPUS njofton ORCA-n se revistat zyrtarisht dhe formalisht janë futur në rivlerësim.

Ndërkohë më 26 nëntor 2018 ORCA ka përfunduar investigimet shtesë për të gjitha punimet e profesorëve të denoncuar dhe ka formuar këtë dosje masive prej 492 faqesh që i është dërguar Këshillit të Etikës. Në këtë dosje bëhet e qartë se në 36 punimet e 8 profesorëve së bashku, ka kopjim pa citim apo referencim, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të të njëjtës përmbajtje me dy tituj si dy punime të ndryshme.

Argumenti kryesor i profesorëve të denoncuar ishte se ata kishin përmbushur kriteret formale, pra ata argumentonin se revistat përmbushnin kriteret e kërkuara me ligjet në fuqi pasi ato ishin të indeksuara në platformën SCOPUS. Gjithçka tjetër ishte fjala jonë kundër fjalës së tyre deri para disa javësh, pra më datën 23 prill 2019, kur SCOPUS njofton ORCA-n se revistat nuk janë më pjesë e indeksimit për vitin 2019 e tutje. Në njoftim thuhet:

publikuesi është informuar se mbulimi i SCOPUS për të dy titujt nuk vazhdon për vitin 2019 e tutje. Po ashtu vendimi nga Bordi Këshillëdhënës për Përzgjedhjen e Përmbajtjes i SCOPUS do të jetë final dhe nuk do të rishikohet.

Vlerësimi i Scopus për marrjen e vendimit për t’i hequr nga lista për vitin 2019 këto dy revista shkencore është mbështetur në vlerësimin për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017/2018, kur edhe kanë publikuar e kur janë avancuar 8 profesorët e FIM.

Tashmë mund të thuhet përtej çdo dyshimi të bazuar se:

Ahmet Shala – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profesor dhe senator në UP

Ramë Likaj – Këshilltar për arsim i kryeministrit aktual, profesor dhe senator në UP

Azem Kyçyku – profesor në UP

Mirlind Bruçi – profesor në UP

Naser Lajqi – profesor në UP

Nexhat Qehaja – profesor në UP

Rexhep Selimaj – profesor në UP

Xhevat Berisha – profesor në UP

Janë avancuar në mënyrë jomeritore në titullin e profesorit të rregullt me çka kanë fituar kontratë të përhershme pune dhe nuk i detyrohen më asgjë Universitetit në raport me punën e tyre akademike.

Sot mund të themi pa asnjë hezitim, se supermenë nuk ka, ka veç profesorë jomeritorë.

Prandaj, pas fakteve të sjella sot, ORCA pret nga Këshilli i Etikës që t’i rekomandojë Senatit heqjen e titujve të fituar dhe marrjen e masave disiplinore ndaj të avancuarve jomeritorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori