eksperti-banner

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka dorëzuar në Inspektorat të Arsimit ankesë lidhur me rizgjedhjen e kundërligjshme të 24 profesorëve në Universitetin e Prishtinës.

Zëvendësdrejtori i ORCA-së, Gramos Bajçinca, tha se ORCA ka dorëzuar një ankesë që ka të bëjë me të ashtuquajturën rizgjedhje në gradën e njëjtë akademik.


Ai paralajmëroi se kjo organizatë do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar avancimet e paligjshme.

Ndërkaq asistenti i Ministritë të Arsimit, Faton Fetahu, tha se avancimet akademike janë përgjegjësi e Universitetit të Prishtinës, derisa vlerësoi lartë punën që po e bëjnë organizatat joqeveritare për monitorimin e arsimit.

20049607 1372742229511718 887832813 o