LAJMI I FUNDIT:

Orban tregon arsyet se pse ishte e rëndësishme fitorja e Erdoganit

Orban tregon arsyet se pse ishte e rëndësishme fitorja e Erdoganit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në daljen e rregullt në radion kombëtare hungareze Kossuth, foli për fitoren e Recep Tayyip Erdoganit në zgjedhjet presidenciale në shtetin turk dhe shfrytëzoi rastin për të kritikuar edhe një herë qëndrimin e Brukselit ndaj Hungarisë.

Orban foli për rezultatet e zgjedhjeve në Turqi dhe tha se është i kënaqur me fitoren e Erdoganit kundër Kemal Kiliçdaroglut, raporton euronews.


“Duhet të falënderojmë Zotin që na ndihmoi në zgjedhjet në Turqi. Fitorja e Erdoganit është gjithashtu e rëndësishme për Hungarinë, sepse nëse një njeri i mbështetur nga George Soros do të kishte fituar, atëherë katër milionë refugjatët që jetojnë në Turqi do të ishin nisur drejt kufijve hungarezë. Erdogan është për paqen dhe Kemal Kilicadaroglu për luftën. Turqia është partneri ynë kryesor sepse gazi rus na vjen përmes tyre. Për të gjitha këto, fitorja e Erdoganit na duhej si një kafshatë e bukës”, përfundoi Viktor Orban.

Zgjedhjet në Turqi, kështu votuan qytetarët me shtetësi turke në Kosovë dhe Shqipëri
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Turqi, kështu votuan qytetarët me shtetësi turke në Kosovë dhe Shqipëri

Kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, kryeministri hungarez tha se situata është ende e pandryshuar.

“Në Lindje, situata nuk ka ndryshuar dhe lufta nuk kursen as Zotin, as njeriun. Gjëra të tmerrshme po ndodhin në Frontin Lindor. Kur disa politikanë të majtë thonë nga komoditeti i kolltuqeve të tyre se jemi në luftë me Rusinë, padyshim që e humbin mendjen”, tha kryeministri i Hungarisë.

Ndryshe, kryeministri i Hungarisë është i mendimit se ky vend është nga të paktët që bën thirrje për paqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori