Këngëtarja e hitit, “Dirty”, e cila ka lindur fëmijën e parë, Max, në janar të këtij viti, thotë se foshnja e tyre është prioritet, mirëpo çifti ka nevojë të kalojë ca kohë vetëm me njëri-tjetrin.

“Nuk i lëmë anash daljet e përbashkëta. Fëmija është në rend të parë, kuptohet, mirëpo ka disa gjëra të cilat duhet të bëhen në jetë. Njëherë sigurohemi që ai të jetë n duart sigurta, pastaj dalim pimë disa gota, kthehemi në shtëpi, i ndalim dritat dhe e bëjmë atë gjënë...”, ka thënë këngëtarja.