LAJMI I FUNDIT:

Optimizëm se gjobat e reja dhe patrullimet e Policisë do t’i frenojnë garat me makina

Optimizëm se gjobat e reja dhe patrullimet e Policisë do t’i frenojnë garat me makina

Ndonëse Kosova është në prag të hyrjes në fuqi të ligjit të ri i cili ashpërson gjobat në trafik, janë evidentuar raste të reja të garave me makina.

Autostrada “Ibrahim Rugova” është bërë një destinacion thuajse i rregullt për gara ilegale me makina.


Jo më larg se dy ditë më parë, Policia e Kosovës ndaloi dy persona në po të njëjtën rrugë nën dyshimin se të njëjtit, ishin duke bërë gara ilegale.

E ndonëse vlerat e gjobave në ligjin e ri janë rritur dukshëm, disa shoferë vlerësojnë se ky nuk është hap i mjaftueshëm.

“Ka shumë po dënimet duhen mu bo ma t’rrepta. Po bëhen ndeshje nonstop, po shkelin këmbësor”, tha Ardian Kabashi, shofer

“Do duhej kontrollë më e madhe e Policisë, aty ku mbahen garat me shënjëzu me një shenjë dhe mos mi lan, t’i ndjekin”, u shpreh Bedri Shala, shofer.

E, në destinacionet ku këto gara po zhvillohen kryesisht nga të rinjtë, angazhimi i policisë është shtuar.

Por, ky institucion i sigurisë përmend një trend të ri që rrezikon të kthehet po ashtu në shqetësim.

“Zakonisht pikat që kontrollohen më shumë janë hyrja e autostradës, tek pompa Shell. Mirëpo kohëve të fundit kemi pas edhe në rrugët brenda vendbanimit, si në Prizren edhe në Suharekë, ka pas edhe me pasoja të aksidentit. Janë sigurua dëshmitë e mjaftueshme që janë zhvilluar gara të shpejtësisë dhe të njëjtat, i janë dorëzuar prokurorisë”, tha Arben Elshani, toger në stacionin e trafikut, Prizren.

Nga 3 prilli do të hyjë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

E kjo sipas Elshanit, do të ndikojë në ndryshimin e rrethanave për shoferët.

Ashpërsimi i gjobave në trafik, ekspertët skeptikë për efikasitetin e ligjit të ri
Lexo po ashtu Ashpërsimi i gjobave në trafik, ekspertët skeptikë për efikasitetin e ligjit të ri

“Kjo besoj që do ndikojë pozitivisht në minizminin e numrit të garave të shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor”, shtoi Elshani.

Për garat ilegale, dënimi arrin deri në 500 euro gjobë, 12 muaj të ndalimit të drejtimit të automjetit dhe 5 pikë negative.

Në dhjetor të vitit të kaluar, si rrjedhojë pe garave të jashtëligjshme me vetura, mbetën të vdekur tre të rinj në afërsi të Prizrenit

Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar–shkurt janë shqiptuar 31 tiketa për këtë lloj shkelje, ndërsa është arritur që të parandalohen edhe disa raste tjera të organizimit të garave ilegale./TV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori