LAJMI I FUNDIT:

Opozitarët në Tajvan i gjuajnë kundërshtarët e tyre me mish derri, copëzat “fluturojnë” në parlament

Opozitarët në Tajvan i gjuajnë kundërshtarët e tyre me mish derri, copëzat “fluturojnë” në parlament

Ligjvënësit e opozitës hodhën organe derri brenda parlamentit të Tajvanit të premten, si formë proteste ndaj vendimit të qeverisë për të lehtësuar kufizimet e importit të mishit të derrit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata thonë se vendimi i fundit i qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA-ja që përmban “ractopamine” – aditivi i ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Evropian ishte një kërcënim shëndetësor.


Ligjvënësit nga partia e opozitës Kuomintang (KMT) hodhën kova me rropulli të mishit të derrit në dyshemenë e dhomës debatuese dhe më pas vazhduan të hidhnin zorrët, zemrat, mëlçinë dhe organe të tjera tek rivalët e tyre.

Qeveria e Tajvanit njoftoi kohët e fundit që do të lejojë importet e mishit të derrit nga SHBA-ja të ushqyer me shtuesin ractopamine.

Shtesa përmirëson dobësinë, por është e ndaluar në vendet sikurse Bashkimi Evropian dhe Kina. /Telegrafi/