Partitë opozitare në vend kanë deklaruar që zgjedhjet lokale duhet të mbahen në afatin e përcaktuar që është më 17 tetor dhe se diskutime për ndryshime mund të bëhen vetëm sa i përket mbajtjes së fushatës zgjedhore.
Ndërsa, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se për këtë çështje duhet të ketë një vendim konsensual nga të gjitha partitë politike në vend. Për mbajtjen e zgjedhjeve janë deklaruar shefat e grupeve parlamentare pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ku ndër të tjera është vendosur që seanca e parë për këtë sesion të mbahet më 20 shtator.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pasi njoftoi për seancën e re plenare, bëri të ditur qëndrimin e partisë sa i përket mundësisë për shtyrjen e zgjedhjeve apo fushatës zgjedhore.
“Qëndrimi ynë është që të jetë një vendim konsensual i të gjitha partive, fare nuk insistojmë në njërin ose tjetrin variant, natyrisht në përputhshmëri me qëndrimet e të gjitha partive prezente, gjithashtu është e rëndësishëm që të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve të Republikës dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kosovar të Shëndetit Publik të kemi edhe fushatën në rast se vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Por si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dakordohemi dhe jemi në pajtueshmëri të plotë me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të Kosovës”, ka thënë ajo.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret sot në takim partitë politike për të diskutuar rreth kësaj teme, për çka Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi sot edhe kryesinë në të cilën është vendosur qëndrimi i LDK-së për mos shtyrjen e zgjedhjeve.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se LDK do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja dhe shkon me qëndrimin që zgjedhjet duhet të mbahen.
“Besoj dhe mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin me presidenten dhe do të kërkojë që zgjedhjet që të mbahen. Zgjedhjet duhet të mbahen sepse institucionet lokale nuk kanë më legjitimitet për të marrë vendim dhe mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë. Nuk vlen precedenti i zgjedhjeve të kaluara të zgjedhjeve të jashtëzakonshme sepse në Podujevë ka pasur Kuvend funksional, ka pasur nënkryetar funksional, ndërsa tashmë nuk ka as Kuvende funksionale dhe as kryetar e nënkryetar me legjitimitetet demokratik”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, është fushata zgjedhore ajo që mund të anulohet apo të bëhen ndryshime, por jo mbajtja e zgjedhjeve.
Ndërsa shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qëndrimin e PDK-së lidhur me këtë çështje do të bëjë të ditur kryetari i partisë pas takimit të thirrur nga presidentja.
“Ne kemi qenë të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për masat dhe për shkurtimin e fushatës zgjedhore që besoj do të ruante shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, në anën tjetër deri sot nuk kemi pasur kurrfarë kërkesë dhe rrjedhimisht nuk mund të flas për diçka të tillë (shtyrjen e zgjedhjeve), sot ju e dini që është një takim në orët e pasdites dhe padyshim që Partia Demokratike do të jetë pjesë e këtij takimi dhe do të shohim në rast se do të kemi një kërkesë të tillë apo jo, deri sot ne nuk kemi marrë një kërkesë dhe fakti që nuk kemi marrë një kërkesë nuk mund të flas për një gjë të tillë, për neve çka mbetët zgjedhjet do të mbahen deri më tani në afati ne rregullt kohor”, ka thënë ai.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, konfirmoi qëndrimin e partisë së tij kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
“Siç shihet ka një krizë, ka një drojë të madhe, në veçanti nga qeveria, dhe duan të shfrytëzojnë këtë mekanizëm për t’i shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, ne mund të bëjmë inovacione në raport me fushatë, ne mund të bëjmë fushata online, mund të shkurtojmë fushatën pesë ditë, kryetari Haradinaj ka propozuar që fushata të jetë pesë ditë, dhe në këtë temë nuk ka asnjë problem mund të diskutojmë cilat janë modalitetet, por shtyrja e zgjedhjeve realisht është goditja më e madhe pas luftës që i jepet demokracisë në Kosovë. Deri dje i hapen të gjitha veprimtaritë, sot duam të mbyllin zgjedhjet me qëllime puro politike”, ka thënë Tahiri.
Në orën 16:30 presidentja e vendit Vjosa Osmani pret në takim konsultativ partitë politike për të diskutuar për ndikimin që mund ta ketë procesi zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert