Opozita nuk voton as në shtator Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëse qeveria nuk e ndryshon atë
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike që më parë ka dështuar të votohet në Kuvend do t’iu paraqitet përsëri deputetëve për votim pas pushimeve. Por nga opozita thonë se nëse nuk bëhen ndryshimet e kërkuara ai projektligj nuk do të votohet.
Këshilltari për media në Zyrën e Kryeministrit, Xhavit Beqiri ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se ndër temat e para do të jetë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Megjithatë projektligji në fjalë përsëri ka rrezik të mos votohet nëse nuk ndryshohet nga opozita.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi thotë se propozimi i qeverisë duhet të jetë gjithëpërfshirës.
“Propozimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të mbulojë mangësitë dhe gabimet që kjo qeveri i ka bërë deri më tani me ekonominë e sidomos me sektorin privat. Pra vota e PDK-vë varet nga cilësia e propozimit që bënë Qeveria Hoti për rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avni Bytyqi.
Ndërsa deputeti i LVV-së, Hekuran Murati thotë se edhe ky projektligj tregon se qeveria nuk ka legjitimitet të qeverisë pasi sipas tij nuk i ka votat për të qeverisur.
Në seancën kur u hodh në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, në sallë votuan vetëm 43 deputetë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City