LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk i përgjigjet ftesës së Veselit për konsensusin nacional për dialog

Opozita nuk i përgjigjet ftesës së Veselit për konsensusin nacional për dialog

Ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për një takim të përbashkët me udhëheqësit e partive politike parlamentare për të arritur një konsensus nacional për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi, duket nuk do t’i përgjigjen pozitivisht partitë opozitare.

Partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se ende nuk ka qëndrim zyrtar sa i përket kësaj ftese, por  sipas zyrtarëve të kësaj partie me gjasë përgjigja do të jetë negative.


Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherit edhe deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë për kp.

“Sa i përket një ftese për nesër, në një takim që thirr nga kryetari i Kuvendit, ne qëndrim zyrtar nuk kemi si LDK, por konsideroj që nuk duhet të shkojmë dhe nuk kemi pse të shkojmë thjeshtë sa për të thënë qëndrimin e LDK-së. Kjo është e panevojshme për shkak se ne qëndrimin tonë publikisht dhe vazhdimisht po e themi dhe besoj që përgjigja jonë do të jetë negative për një takim të tillë për nesër”, ka thënë Beqiri.

Madje, ai ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie që LDK t’i bashkohet pozitës në bisedimet me Serbinë.

“Sa i përket mundësisë që LDK t’i bashkohet pozitës eventualisht në bisedime me Serbinë ne kemi thënë vazhdimisht dha ai qëndrim i yni mbetet e pandryshueshëm, konsiderojmë që këto institucione janë shumë të dobëta dhe shumë të brishta, jo funksionale dhe ju mungon një legjitimitet dhe fuqi për të marrë vendime. Konsiderojmë që vetëm zgjedhjet e reja mund të nxjerrin institucione kredibile dhe funksionale, pra si rezultat i kësaj po e them edhe një herë ne nuk i bashkohemi kurrfarë ekipi të negociatave për dialogun. LDK-ja ka qenë gjithmonë për dialog, mirëpo jo në këtë formë dhe në këtë mënyrë, si dhe me institucione të tilla çfarë i kemi. Ne na duhet një fuqizim i legjitimitetit të institucioneve dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me anëtar të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por të njëjtit nuk kanë treguar se a do të marrin pjesë në takimin e nesërm, duke thënë se do të konsultohen dhe pastaj do të japin përgjigje.

Ndërkaq anëtarja e kryesisë së LVV, Tinka Kurti, përkundër që ka thënë se do të përgjigjet brenda disa orëve, nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk iu ka përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

As nga Partia Social Demokrate (PSD) nuk u bë e ditur nëse do të marrin pjesë në këtë mbledhje. Zëdhënësi i kësaj partie Shkodran Hoti ka thënë se nuk ka informacion se a kanë marrë një ftesë të tillë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Veseli, ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se a do të merre pjesë në takim.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndonëse ka thënë se ende nuk e kanë shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo, tha se qysh në fillim të tryezave me partitë politike janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.

“Ende nuk e kemi shqyrtuar, por sigurisht që ne kemi thënë qysh në fillim të takimeve që janë kërkuar për tryezë që do të jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontributin tonë”, tha ai.

Ndryshe, sipas ftesës që KosovaPress e ka publikuar gjatë ditës së sotme thuhet se takimi do të mbahet  nesër, e hënë, në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës. Takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1./M.Duraku/kp/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori