LAJMI I FUNDIT:

Opozita nuk e lejon të flasë Albulena Haxhiun, godasin tavolinat me shishet e ujit

Opozita nuk e lejon të flasë Albulena Haxhiun, godasin tavolinat me shishet e ujit

Partitë opozitare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e kanë penguar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që të flasë, pasi e njëjta mori fjalën për të iu kundërpërgjigjur kritikave të tyre lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.

Fillimisht shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e pabesueshme se deri në çfarë niveli ka shkuar Qeveria, duke mbrojtur një inkrimin të një ambasadori të Kosovës për përfshirje në një skandal të shpëlarjes së parave.


“Është e pabesueshme deri në çfarë niveli keni shku për me mbrojte një inkriminim të një zyrtari të lartë të Kosovës në shpëlarjen e parave dhe në çështjen e tregtimit të energjisë Është e pabesueshme që një ambasador i Kosovës nxjerrën fakte që paguhet 600 mijë euro, i cili që një javë nuk ka arrit me dëshmu të kundërtën  dhe sot me dalë ministrja e Drejtësisë me justifiku këtë skandal duhet me qenë në zor të madh”, tha Tahiri.

Ai shtoi se për ne si Republikë e Kosovës është me rëndësi me pa se a është tradhti kombëtare kjo, a i kemi njerëzit tonë të paguar që i shërbejnë dikujt tjetër.

“ A po keqpërdoret imuniteti diplomatik i një diplomati me bajte para me çantë”, tha Tahiri.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka pyetur nëse ka kaluar në verifikim ambasadori Martin Berishaj. Ai ka pyetur nëse Berishaj para se të bëhet ambasador a është hetuar nga AKI-ja.

Gashi ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me raportet e brendshme të Sllovenisë.

“Krejt këto duhet sqaruar dhe ndoshta duhet me u zgjeru edhe veprimtaria e komisionit hetimor”, ka thënë ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Haxhiu po kthehet në avokate.

Sipas tij, minimumi që ajo mund ta thoshte, është se do të ketë drejtësi për të gjithë

Pastaj sërish fjalën e mori ministrja Haxhiu, ku partitë opozitare filluan duke bërë zhurmë në momentin që Haxhiu filloi t’i kundërpërgjigjet shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, i cili i kërkonte asaj që të mos flasë.

“Z. Tahiri s’ke nevojë me u shqetësua. A mundesh me u qetësu të lutem? Ju nuk keni të drejtë me i thënë ‘mbylle’ ministres së Drejtësisë. Pse po shqetësohesh? Nuk po kuptoj?”, iu drejtua Haxhiu, Tahirit.

Pas kësaj deklarate të ministres, opozita ka filluar të bëjë zhurmë duke goditur tavolinat me shishet e ujit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori