LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Kurti shkoi në Bruksel për poena politikë, i painteresuar për arritjen e marrëveshjes finale

Opozita: Kurti shkoi në Bruksel për poena politikë, i painteresuar për arritjen e marrëveshjes finale

Të hënën në Bruksel u mbajtë takimi i dytë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pavarësisht asaj që Qeveria po e cilëson si paraqitje dinjitoze të Kurtit në Bruksel, opozita mendon ndryshe. Partitë opozitare PDK e LDK thonë se kryeministri Kurti ka thyer parimet në dialog.


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë për Telegrafin se takimet e kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë hyrë në një trajektore jashtëzakonisht të paqartë e madje të dëmshme për modelin dhe përmbajtjen e përfaqësimit që i duhet Republikës së Kosovës në këtë dialog.

Dy takime Kurti-Vuçiq në Bruksel: Opozita vlerëson se nuk ka transparencë as platformë, Qeveria e quan paraqitje dinjitoze
Lexo po ashtu Dy takime Kurti-Vuçiq në Bruksel: Opozita vlerëson se nuk ka transparencë as platformë, Qeveria e quan paraqitje dinjitoze

“Kryeministri Kurti siç duket, ka rënë pre e një pozicioni që Serbia me vetëdije ia ka përgatitur, sepse me propozimet e Kurtit, të cilat në një formë po shmangin esencën e vërtetë të qëllimit të këtij dialogu, kryeministri po etiketohet si palë që nuk është i interesuar për të përmbyllur një marrëveshje finale. Kjo përbën një shkarje në traditën tonë politike dhe shtetërore në kuadër të dialogut me Serbinë, sepse prej se zhvillohet ky cikël i dialogut, ne e kemi nxjerrë palën serbe të pa interesuar për marrëveshje, gjë që tash po merr anë të kundërt”, u shpreh Tahiri.

Ai theksoi se është e paqartë se cila është agjenda dhe qëndrimet zyrtare të qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.

“Kemi parë orvatje të ndryshme, por as qëndrime, as strategji as ekip që negocion për interesat e Kosovës në këtë proces, ende nuk kemi parë nga Qeveria Kurti”, tha Tahiri.

Duke folur rreth transparencës për procesin e dialogut, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se kryeministri Kurti nuk ka raportuar asnjëherë deri më tash për zhvillimet sa i përket këtij procesi.

“Përkundër faktit se sa ishte opozitar, Albin Kurti vazhdimisht ka kërkuar transparencë për dialogun edhe pse transparenca nuk ka munguar, prej ditës që është në pushtet, kryeministri Kurti nuk ka raportuar në Kuvend as për zhvillimet, as për ecurinë dhe as për çështjet me të cilat është duke u ballafaquar në këtë proces”, tha Tahiri.

Në anën tjetër, anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija ka thënë për Telegrafin se takimet e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel ishin për poena politik e konsum të brendshëm.

“Takimet e kryeministrit Kurti ishin takime për poena politik për konsum të brendshëm dhe në fakt tregon vazhdimin e mungesës së marrjes së përgjegjësisë për përfundimin e suksesshëm të dialogut. Kryeministri shkoi në vizitë pa platformë, pa raportuar në Kuvend dhe pa koordinim me opozitën”, ka thënë Sahatqija.

Ajo më tej ka theksuar se “performanca e Vuçiqit në anën tjetër kinse shumë i brengosur për dialog, për serbët në Kosovë etj, në fakt ishin dedikuar për BE-në duke e treguar “Serbinë” si konstruktive ndërsa “Kosovën” si bllokuese”.

Sa i përket transparencës në dialog, Sahatqija thotë se mungesa e transparencës tregon seriozitetin që ka kjo Qeveri për përfundim të dialogut.

“Mungesa e raportimit paraprak në Kuvend sikur që përcaktohet me rezolutën e nxjerr nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, flet për mungesën e transparencës dhe vullnetin për tu marrë seriozisht me përfundimin e dialogut”, u shpreh Sahatqija.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori