LAJMI I FUNDIT:

Opozita kritikon Qeverinë Kurti për gjendjen në arsim, Nagavci: Më shumë se dy dekada kishte ndërhyrje brutale të partive politike

Opozita kritikon Qeverinë Kurti për gjendjen në arsim, Nagavci: Më shumë se dy dekada kishte ndërhyrje brutale të partive politike

Deputetët e partive opozitare sot në Kuvendin e Kosovës kritikuan Qeverinë Kurti për organizimin e mësimit gjatë pandemisë COVID-19, duke thënë se nuk ka pasur një plan për menaxhimin e situatës gjatë kësaj periudhe.

Por, kritikave të opozitës i është kundërpërgjigjur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duke thënë se nuk ka asnjë dyshim se tronditjet që solli pandemia COVID-19 në sistemin arsimor kanë ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë edhe në Kosovë, sikurse në vendet tjera.


Nagavci para deputetëve të Kuvendit ku po debatohej për arsimin gjatë pandemisë tha se janë edhe më shumë se dy dekada ndërhyrje brutale të partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se mësimi në distancë në asnjë formë nuk e zëvendëson procesin e rregullt mësimor, ndërkaq sipas tij, keqmenaxhimi i Qeverisë me arsimin në pandemi, po ia humbë Kosovës një gjeneratë dhe kjo është fatale për shoqërinë.

Ai tha se Kosova tri herë ka humbur gjeneratat në arsim.

“Në 30 vitet e fundit, tre herë radhazi na është përsëritur kjo. Në fillim të viteve të 90-ta, derisa kur kaluam dhunshëm në sistem paralel, në periudhën e luftës për shkak të luftës më 1998-1999, dhe tash në kohë të pandemisë, 2020-2021. Imagjinoni një qytetar që fillimisht ka humbur hapin në shkollë fillore, pastaj në të mesmen, ndërsa tash, po e humbin hapin edhe fëmijët e tij. Kjo është një rrethanë tragjike për familje dhe një popull, të cilën kjo qeveri nuk po e kupton dhe as që do ta kuptojë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, 25 për qind ka rënë të nxënit e mësimit gjatë pandemisë në vendet e Ballkanit perëndimor, e disa vende shkon deri 40 për qind.

“I mbyllët shkollat pa plan, nuk patën kontroll mbi situatën. Pas qeverisë Kurti, qeveria Hoti filloi mësimin me shumë vonesë dhe ishin vetëm disa masa mbrojte, si maskë, e dezinfektim. Qeveria nuk kanë paraparë për dështimin e procesit mësimor. Nuk e dinë sa shkolla të Kosovës në cilët skenar kanë qenë, A, B apo C”, tha ai.

Ai tha se që një vit Qeveria është dashur t’i ketë tashmë të gjitha alternativat e organizimit mësimor në kushte pandemie por deri tani nuk kanë bërë asgjë.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur rëndë arsimin në vend.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bajrami theksoi se organizimi i mësimit online ani pse në kohë rekorde, nuk e ka kompensuar në tërësi mësimin në shkollë.

“Kjo situatë përcillet me efekte të gjata. Është përgjegjësi e Qeverisë që të hartoj strategji dhe programe për kompensimin e mësimit të humbur dhe zvogëlimin e pasojave që ka shkaktuar COVID-19”, ka thënë Bajrami, shkruan Telegrafi.

“Pas rënies së rasteve me COVID-19, ne rekomandojmë që MASHTI të marr vendim që nga hëna që mësimi të zhvillohet në objektet shkollore dhe me orar të plotë”, u shpreh Bajrami.

Bajrami tha se Grupi Parlamentar i LDK-së propozon që pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt.

Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intensiv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore dhe deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të jemi të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Kritikave të partive opozitare i është kundërpërgjigjur ministrja Nagavci. Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim se tronditjet që solli pandemia COVID-19 në sistemin arsimor kanë ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë edhe në Kosovë, sikurse në vendet tjera.

Nagavci tha se pasojat janë evidente edhe në mësimnxënie.

Sipas saj, për më shumë se dy dekada, ka pasur ndërhyrje brutale të partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“…Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë dhe i dëshirojmë dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Janë më shumë se dy dekada ndërhyrje brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Ju lus që të reflektoni për ndikimet që keni pasur në të kaluarën dhe të angazhohemi bashkë për të përmirësuar bashkë këto…”, u shpreh Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori