Për të kërkuar llogari për shkarkimin e drejtorit të Administratës Tatimore dhe atij të Doganës, si dhe për akuzat e ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj ndaj Qeverisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të raportojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Megjithatë, ministrja Bajrami sot nuk ishte e gatshme të raportoj në këtë Komision për shkak të agjendës, siç tha ajo të ngarkuar. Por, nuk përjashtoi mundësinë që të raportojë në një prej mbledhjeve të ardhshme.

“Në ditët në vijim do të raportoj për gjendjen në ATK, për borxhet dhe të tjera. Të gjitha raportet mund t’ju sjellë pa asnjë problem. Shkarkime ka pasur edhe në qeverisjen e VV-së dhe PDK”, tha ajo.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar ish-ministri Bedri Hamza tha se asnjë rast që i është shkëputur kontrata në Ministri të Financave.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se rrëfimi i ish-drejtorit të ATK-së paraqet një skandal të madh, andaj duhet të hetohet kjo çështje.

Kryeministri Hoti sqaron arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj Kryeministri Hoti sqaron arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj

Deputetët e LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar që ky propozim i VV-së për të futur sot në rend dite diskutimin për shkarkimet, të mbahet në një prej mbledhjeve të ardhshme.

Komisioni vendosi që në mbledhjen e ardhshme të vendos për ditën e diskutimit për shkarkimet.

Mbledhja e Komisionit e cila nisi me vonesë për shkak të seancës plenare, tashmë është duke diskutuar për raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, të cilin raport po e prezanton ministrja Bajrami.

Ndërsa, pas kësaj pritet të diskutohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në lexim të dytë. /KP/