LAJMI I FUNDIT:

Opozita kërkon llogari nga Kurti, ai “topin” e hedh te KFOR-i – gjithçka që u tha në seancën ku u debatua për kidnapimin e policëve nga Serbia

Opozita kërkon llogari nga Kurti, ai “topin” e hedh te KFOR-i – gjithçka që u tha në seancën ku u debatua për kidnapimin e policëve nga Serbia

Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër shtetit.

Për rastin e kidnapimit të tre policëve, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të raportojë në Kuvend lidhur me rastin dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria.


Kurti në raportimin e tij para deputetëve ka shprehur zhgënjimin e tij për mos reagimin e institucioneve ndërkombëtare të sigurisë, që janë përgjegjëse për monitorimin e zonës kufitare Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se mbrojtja e vijës kufitare në pjesën veriore të Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it.

“KFOR-i nuk do të duhej të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj një sulmi kidnapues, të cilin e kishte edhe mandat ta parandalonte. Nëse KFOR-i e shndërron këtë heshtje në normë, e njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj, që dihet publikisht, atëherë një gjë të tillë le të na e thotë hapur, dhe ashtu do ta mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare, që ishte dashur ta përmbushë efektivisht”, ka deklaruar Kurti.

SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës
Lexo po ashtu SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Të shumta ishin kritikat e përfaqësuesve të partive opozitare të pranishëm në seancë, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i PDK-së, që është partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar llogari nga kryeministri Albin Kurtit rreth përpjekjeve që shteti i Kosovës po bënë për lirimin e shpejtë të policëve.

Lideri i PDK-së tha se kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin e vendit tonë është shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit.

“Kërkojmë informacione nga Kurti se çfarë veprime ka marrë qeveria për kthimin e policëve të shtëpi. A është kërkuar ndihma e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. A është kërkuar ndihma e aleatëve… Përderisa përgjegjësia për shëndetin dhe sigurinë e policëve tanë është e Serbisë, përgjegjësia për kthimin e tyre në shtëpi tani është e juaja, kryeministër”, ka thënë kryetari i PDK-së në fjalën e tij në Kuvend.

Derisa më i ashpër nga radhët e kësaj partie në lidhje më këtë ngjarje ishte deputeti Bekim Haxhiu.

Ai ka thënë se kjo shumicë duhet të vendosë nëse do ta zgjidhë problemin në veri me dialog apo me forcë. Megjithatë ai ka dhënë mendimin se si duhet reaguar ndaj Serbisë.

“Nuk revanshohet agresioni i Serbisë me masa tregtare duke i ndalur plazma-keksat në kufi. Besoj e di e gjithë bota se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. Kjo është vërtetuar me rastin e bombardimeve të NATO-s”, ka deklaruar Haxhiu.

Derisa nga partia tjetër opozitare, LDK, fjalën i pari e mori shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi.

Ai ka thënë se Kurti me disa kërkesa ndaj KFOR-it për mbrojtje më të madhe të kufirit po shkakton dëm edhe më të madh se që është shkaktuar.

“A jeni të sigurt se po kërkoni angazhimin më të rëndësishëm të KFOR-it në kufijtë e Kosovës dhe pjesët veriore të Kosovës. A jeni të sigurt se çfarë pasoje prodhon kjo dhe a jeni të sigurt se me gjendjen që po krijohet në veri, mund të kemi kërkesë nga KFOR-i të largimit të gjitha strukturave të shtetit të Kosovës nga veri. Ky do të ishte problem shumë i madh për Kosovën”, ka shtuar ai.

Lajçak për tre policët e kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet
Lexo po ashtu Lajçak për tre policët e kidnapuar: Jemi duke pritur nga NATO që t’i mbledhë faktet

Derisa bashkëpartiaku i Gashit, deputeti Driton Selmanaj shkoi edhe më tej duke ngritur disa pikëpyetje në lidhje me funksionimin e strukturave të sigurisë momentet kur u kidnapuan.

Ai thotë se si ishte e munduar që AKI dhe strukturat tjera policore të mos kishin informacion për futjen e forcave serbe në territorin e Kosovës.

“Si mundet që ne në pikat më të rrezikshme të shtetit t’i vendosim tre policë në moshë të shtyrë, dy prej të cilëve ishin edhe të sëmurë. Mos ka qenë plan i dikujt që të vendosen njerëzit e tij në zonat më të rrezikshme. A është kjo qasja jonë për veriun”, ka deklaruar Selmanaj.

Nga partia tjetër opozitare AAK, shqetësimi ishte te mos koordinimi i Kurtit me aleatët ndërkombëtarë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova s’mundet të ketë sovranitet pa partneritet me aleatët ndërkombëtar.

“A e kupton se s’ka sovranitet të një shteti pa partneritet. A e kupton se vendet si Gjermania dhe Franca janë pjesë e një organizimi më të madh si NATO për me mbrojtur sovranitetin e vet. Lufta konvencionale, komunikimi në krye të vetës dhe vendimet që kanë impakt gjeopolitik e dëmton këtë vend dhe secilën arritje të këtij vendi që e kemi qe 23 vjet… S’ka sovranitet pa partneritet, a të hyn në kokë kjo punë se s’mundesh me bërë veprime në krye veti pasi e dobësojnë vendin tonë”, i është drejtuar Tahiri- Kurtit.

Deklarohet KFOR-i: Nuk ishim në zonë kur tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës u arrestuan nga Policia e Serbisë
Lexo po ashtu Deklarohet KFOR-i: Nuk ishim në zonë kur tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës u arrestuan nga Policia e Serbisë

Pos kritikave nga deputetë të tjerë opozitarë, Kurti mori edhe mbështetjen e pa rezervë deputetëve të shumicës parlamentare.

Deputeti Armend Muja, ka thënë se grupi parlamentar i LVV-së i përkrah masat e Qeverisë të vendosura së fundmi pas situatës së krijuar në veri të vendit me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në Leposaviq nga forcat serbe.

Ai një mbështetje të tillë e ka kërkuar edhe nga opozita

“Ne i përkrahim masat e Qeverisë së Kosovës dhe kërkojmë nga ju që në këtë fazë ta shprehim mbështetjen tonë për Policinë e vendit, ta mbështesim qëllimin për kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në çdo cep të territorit”, ka deklaruar Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori