LAJMI I FUNDIT:

Opozita këmbëngul: Demarkacioni nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për liberalizim të vizave

Opozita këmbëngul: Demarkacioni nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për liberalizim të vizave

Marrëveshja për Demarkacionin është nënshkruar në Vjenë më 25 gusht të vitit të kaluar. Ajo ishte prezantuar nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës si shumë e rëndësishme, pasi që Kosova po shënonte vijat kufitare me shtetet fqinje.

Subjektet politike opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi marrëveshjen për demarkacionin, duke konsideruar se ajo cenon tërësinë territoriale të Kosovës.


Edhe disa nga deputetët e LDK-së, kanë shprehur rezerva apo edhe kundërshtim të kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa sa i përket subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes Vetëvendosje, ata janë shprehur se nuk do ta lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje pa u bërë ndryshime të cilat nuk e cenojnë territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do t’i kundërshtojnë në mënyrë të pakompromis Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ai tha se kjo do të ndodh në mënyrë edhe më intensive se që e kanë kundërshtuar më herët.

“Sapo të lajmërohet që ratifikimi i demarkacionit të vij në Kuvend ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, tha ai për Telegrafin.

Në një konferencë për media, kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë që nuk do të rrezikohet çështja e liberalizmit të vizave për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit.

Por, kjo sipas Krasniqit është kusht i padrejtë.

“Kushti ose kërkesa që demarkacioni të ratifikohet para liberalizimit të vizave sipas mendimit tim është e padrejtë. Një kusht i tillë nuk i është dhënë asnjë shteti as Malit të Zi, i cili e ka marr liberalizimin e vizave, as Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë etj. Konsiderojmë që ky kusht apo kërkesë është e papranueshme. Kosova edhe ashtu ka pak territor dhe nuk mund ta fal këtë territor për asnjë çmim”, theksoi ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës do duhej ta ridiskutonte çështjen e Demarkacionit, pasi në anën tjetër Mali i Zi është shpreh i hapur për ridiskutim.

“Duhet ta sjellin një marrëveshje tjetër për Demarkacionin me Malin e Zi e cila nuk i cenon Kosovës territor, dhe besoj që as Bashkimi Evropa nuk do të ketë problem më këtë. BE ka thënë që duhet rregulluar çështja e demarkacionit dhe nuk e ka përcaktuar qartë se a do duhej me këtë marrëveshje apo me një tjetër, kështu që Qeveria ka hapësirë nëse duhet ta përmirësoj këtë çështje”, u shpreh ai.

Mendimin e njëjtë në një prononcim për Telegrafin, e ndajnë deputetja e Nismës, Valdete Bajrami dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Bajrami tha se kushti për Demarkacionin me Malin e Zi nuk nënkupton që marrëveshja aktuale patjetër duhet të ratifikohet, pasi sipas saj ka hapësirë për ridiskutim.

“Prandaj ajo që mund të them është se opozita nuk është kundër demarkacionit, por kundër kësaj marrëveshje të arritur në gusht të vitit të kaluar”, tha ajo për Telegrafin.

Ndërsa, Nitaj tha se janë të papërgjegjshëm të gjithë ata që përpiqen që Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, ta paraqesin si kusht për liberalizimin e vizave.

“Askush nuk i kërkon Kosovës që të heqë dorë nga territori i vet për liberalizim të vizave. Zyrtarët e shtetit e të partive në pushtet është më mirë të shqetësohen për kufirin e shtetit, se sa të provojnë që gabimet e tyre t’i kontrabandojnë në emër, të gjoja kushtëzimit të Komisionit Evropian, për viza”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave, pavarësisht kërkesës që demarkacioni të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me dokumentet valide, të cilat kufirin e “qesin në kufi”.

“Çdo deklaratë tjetër e kujtdo qoftë, s’ka asnjë peshë dhe asnjë kuptim”, u shpreh Nitaj.

Ndryshe, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se pritet që shpejt në Kuvend të shkojë edhe çështja e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, edhe pse nuk është në agjendë. Ai tha se do të bisedojnë mes tjerash edhe me kolegët e opozitës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori