LAJMI I FUNDIT:

Opozita dhe analistët kritikojnë Thaçin për homazhet në Lipjan (Video)

Opozita dhe analistët kritikojnë Thaçin për homazhet në Lipjan (Video)

Përkulja e presidentit Hashim Thaçi para 14 serbëve të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit, nuk është pritur mirë nga partitë opozitare.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën kanë kundërshtuar fuqishëm këtë akt të presidentit tij.


Gjesti i Thaçit ka ngritur reagime edhe në opinionin publik në Kosovë. Analistë të ndryshëm vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore, e kanë vlerësuar si tendencë të Thaçit për t’i ikur Gjykatës Speciale.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, gjestin e Thaçit e ka vlerësuar si të ngutshëm dhe të panevojshëm në rrethanat aktuale.

Veprimin e Thaçit e ka kundërshtuar ashpër edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se të hedhesh lule aty ku shqiptarët përshkruhen si terroristë është e pafalshme. /Tribuna Channel/