Komisioni Qendror Zgjedhor ka rreth 1 vit që ka mbetur jofunksional, pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk i ka dekretuar ende anëtarët e partive politike. Ndërkaq, kërkesa e tij drejtuar gjashtë grupeve parlamentare shqiptare për të propozuar nga një anëtarë për trupën e re të KQZ-së, po konsiderohet joligjore nga dy partitë opozitare dhe shoqëria civile.
Deputeti, njëherësh sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se pretendimi i presidentit, Hashim Thaçi që çdo subjekt parlamentar të ketë nga një përfaqësues në KQZ, është jashtë çdo rregulle të krijuar më herët.
Sipas tij, presidenti Thaçi është duke i bërë këto veprime me qëllim që t’i favorizoi partitë në pushtet dhe PSD-në.
Beqiri për KosovaPress ka thënë se presidenti Thaçi është i njohur për shtjellimet e tij dhe për këtë arsye po krijon momentume të paqena.
“Loja që po e bën zotëri Thaçi thjesht e ka bllokuar funksionimin e Komisionit Qendror Zgjedhor. Për ne është e papranueshme kjo qasje dhe qëndrimi i tij eventual që ne të kemi vetëm një përfaqësues. Ne i kemi dërguar dy emra sepse e mendojmë që kemi të drejt plotësisht… Për mendimin tonë është joligjore, shkelje e rregullave të krijuara më herët dhe thënë thjesht është në vazhdën e atyre që zotëri Thaçi është i njohur t’i bën shtjellimet e tija. Veprimet e tij në mënyrë që të pengoj institucionet dhe të krijoj momentume të paqena për subjektet që sipas mendimit tonë dëshiron me i favorizuar. Në këtë rast grupeve të ndryshme parlamentare që janë në Parlamentin e Kosovës”, u shpreh Beqiri, për Kosovapress.
Kundërshtuese e këtij qëndrimi të presidentit është edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se Thaçi po përpiqet të ketë një përbërje siç i përshtatet atij dhe jo siç e thuhet në dispozitat ligjore.
“Ka pasur një tendencë e cila po vazhdon ende që presidenti Hashim Thaçi të shëndërroj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një përbërje siç i përshtatet atij, dhe jo siç e thotë Kushtetua e Republikës së Kosovës, siç e thotë ligji për zgjedhje dhe siç e thotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese… Është e qartë se po bëhen pazare ndërmjet një subjekti pseudo opozitar siç është PSD-ja me presidentin”, deklaroi deputetja Haxhiu për KosovaPress.
Në anën tjetër, kundër kësaj kërkese të presidentit Hashim Thaçi shprehet edhe shoqëria civile.
Nga Institutit Demokratik i Kosovës, Artan Murati, ka thënë se tendenca e presidentit Hashim Thaçi për t’i japur KQZ-së një formacion tjetër është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore.
Sipas tij, VV-ja duhet të ketë 2 anëtarë, LDK po ashtu 2, ndërsa koalicioni PAN 2. Ai thekson se logjika që secilit grup parlamentar t’i japet ulëse në KQZ do të dilte jashtë çdo funksionimi normal të kësaj trupe zgjedhore.
“Sipas legjislacionit në fuqi shpërndarja e ulëseve në KQZ, bëhet në pajtim me subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjes paraprake. Pra koalicioni PAN, dhe pse përbëhet prej shumë subjekteve politike ka garuar bashkë i takojnë 2 anëtarë në KQZ, 2 anëtarë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje dhe 2 anëtarë i takojnë LDK-së… nëse e ndjekim këtë logjik t’iu japet ulëse secilit grup parlamentar, atëherë ne do të dilnim jashtë çdo funksionimit normal të KQZ-së dhe të rregullave zgjedhore të cilat i kemi në fuqi”, tha Murati.
Ndërsa, të kënaqur me këtë veprim të presidentin shprehet Partia Socialdemokrate.
Sipas tyre kjo është në përputhje me gjitha normat ligjore.
Deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina e ka konfirmuar se zyra e të parit të shtetit e ka dërguar një shkresë ku i është kërkuar partisë së saj të propozoi një emër për anëtarë të KQZ-së, gjë të cilën e kanë bërë.
“Zyra e presidentit e ka dërguar një shkresë tek Partia Socialdemokrate për të propozuar emrin që ne japim për anëtarët e KQZ-së, gjë që ne e kemi bërë dhe tani, po presim që presidenti t’i dekretoj anëtarët e KQZ-së në mënyrë që KQZ-ja të funksionalizohet” u shpreh deputetja Pantina.
Ndërkaq, pavarësisht insistimi, Zyra e Presidentit nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga KosovaPress./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe