LAJMI I FUNDIT:

Operohet me sukses pacienti që vuante nga ‘sindromi i fytyrës luan’ (Video)

Operohet me sukses pacienti që vuante nga ‘sindromi i fytyrës luan’ (Video)

Pacienti i njohur vetëm si Suresh nga Tamil Nadu i Indisë, të cilit i ishin rritur na masë enorme eshtrat e fytyrës si pasojë e ‘sindromit të fytyrës luan’ i është nënshtruar operimit për t’i larguar pjesët e tepërta.

Mjekët e kryen me sukses operimin e komplikuar, për rastin e rrallë që është ndër të paktit që është trajtuar në historinë mjekësore, transmeton Telegrafi.

Meqenëse vinte nga një familje e varfër, Suresh jetoi me këtë gjendje për më se 20 vjet, prej se iu paraqit në fund të adoleshencës.


Nofullat e tij i ishin rritur shumë dhe i shkaktonin dhimbje gjatë lëvizjes, teksa mollëzat iu zgjeruan aq shumë sa që i dilnin prej dy anëve të fytyrës.

Kjo i shkaktonte problem në frymëmarrje shkaku i zvogëlimit të ashtit të hundës, teksa shikimi i dobësohej për shkak të kapakëve të syve që i tërhiqeshin në të dy anët.

“Ishte më shumë se një korrigjim estetik dhe shumë i vështirë, pasi e bënte pacientin të vuante shumë dhimbje. Ekipi ishte i mobilizuar dhe u mundua ta përfundonte me sukses”, ka thënë kreu i ekipit mjekësor, që realizoi intervenimin falas.

Atij i është prerë lëkura, në mënyrë që t’i largohen pjesët e tepërta të eshtrave. Për shkak se sëmundja është e pashërueshme, pritet që Suresh t’i nënshtrohet sërish operimit në rast se gjendja përsëritet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Pulat që kushtojnë 2. 500 dollarë (Foto)

Pulat që kushtojnë 2. 500 dollarë (Foto)

Interesante
Kalo në kategori