LAJMI I FUNDIT:

Operimi i kërthizës = trend i ri! Femrat duan të kenë stomak si të Emily Ratajkowskit

Operimi i kërthizës = trend i ri! Femrat duan të kenë stomak si të Emily Ratajkowskit

Ndërhyrjet kirurgjike kërthizore janë trendi i fundit, të cilave iu nënshtrohen shumë femra në mënyrë që të kenë stomak të përsosur.

Sipas kirurgëve të ndryshëm, femrat pohojnë se duan të kenë një stomak të ngjashëm me atë të Emily Ratajkowskit ose Jessica Simponit, transmeton Telegrafi.

Dr. Matthew Schulman ka thënë se numri i këtyre ndërhyrjeve është dyfishuar përgjatë viteve të kaluara. Vetëm në klinikën e tij kryhen 15 ndërhyrje në muaj.

“Çdo ditë e më shumë po bëhemi njerëz me pamje më të bukur fizike. Njerëzit po janë më të vetëdijshëm për trupat e tyre në Instagram dhe e kuptojnë se ka një mënyrë që kërthiza e tyre të duket më bukur”, thotë Schulman.

Sipas ‘RealSelf’, e cila i analizon klinikat dhe doktorët që merren me ndërhyrjet kirurgjike dhe estetike, numri i ndërhyrjeve të kërthizës është rritur për 12% në SHBA vetëm gjatë vitit të kaluar.

Shumicën e kohës, ndërhyrjet bëhen gjatë stinës së pranverës. /Telegrafi/