Operacioni policor “Bjeshka 2022” në Junik, gjenden armë ilegale në stane dhe arrestohet një 68 vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të disa informatave nga tereni lidhur me disa dyshime për armëmbajtje të paligjshme dhe të shtëna me armë, Policia e Kosovës konkretisht hetuese policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (Xh. M. viti i lindjes 1954 dhe Sh .R. viti i lindjes 1960) të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.
“Sot me datë 05.07.2022, me urdhër të Gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ i koduar “Bjeshka 2022”, është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut dhe në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim: dy (2) armë AK-47 (kallashnikovë), njëzet e pesë (25) copë fishek të kalibrit 7.62 mm dhe tre (3) karikatorë për armë AK-47”, thuhet në njoftim.
I dyshuari i parë ( Xh. M), pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City