LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Brezovica”, deri tani shtatë të arrestuar, vazhdojnë bastisjet në Prishtinë

Operacioni “Brezovica”, deri tani shtatë të arrestuar, vazhdojnë bastisjet në Prishtinë

Nga dhjetë lokacionet që janë bastisur sot në vazhdim të operacionit “Brezovica”, janë arrestuar shtatë persona.

Ndërkaq, në të njëjtin operacion, rreth dy javë më herët Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë.


Bastisjet e sotme kanë përfunduar në Ferizaj e në Shtërpcë, ndërkaq pritet të përfundojnë së shpejti edhe në Prishtinë.

Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Dyshohet se ish kryetari i Shtërpcës përfitoi 1 milion euro nga lejet për ndërtimin e vilave – gjithçka nga aksioni i Policisë së Kosovës

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Bastisjet në Ferizaj dhe në Shtërpcë kanë përfunduar, në Prishtinë janë po ashtu në përfundim e sipër. Deri më tani janë vetëm ata shtatë që janë arrestuar, e për më vonë ju njoftojmë”, tha Jashari për Telegrafin.

Mëngjesin e së enjtes, Policia e Kosovës ka vazhduar operacionin “Brezovica” i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.

Gjatë ditës së sotme, në pranga kanë përfunduar shtatë persona, prej të cilëve dy janë zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pamje nga arrestimi në Ministrinë e Mjedisit gjatë operacionit “Brezovica”
Lexo po ashtu Pamje nga arrestimi në Ministrinë e Mjedisit gjatë operacionit “Brezovica”

“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Policia e Kosovës një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion të gjerë në Shtërpcë, ku arrestoi 10 persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryetarin Bratislav Nikoliq.

Operacioni “Brezovica”, bastisje edhe në Ministrinë e Mjedisit
Lexo po ashtu Operacioni “Brezovica”, bastisje edhe në Ministrinë e Mjedisit

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.

Për ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, Prokuroria dyshon se ka përfituar 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtim të vilave në zonën e Brezovicës.

Për këtë rast janë bastisur 10 lokacione në regjionin e Ferizajt, Prishtinës dhe në Shtërpcë, ku janë sekuestruar para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori