LAJMI I FUNDIT:

Operacion shumë i rrallë e i ndjeshëm në QKUK, i shpëtohet krahu pacientit që pothuajse e kishte të amputuar

Operacion shumë i rrallë e i ndjeshëm në QKUK, i shpëtohet krahu pacientit që pothuajse e kishte të amputuar

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për një operacion shumë të rrallë dhe të ndjeshëm në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Në njoftim thuhet se pacienti A.R, 1987 e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.


Sipas SHSKUK-së, intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Lexoni të plotë postimin:

Në sallën operative të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para disa ditësh është kryer me sukses të plotë edhe një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm.

Në momentin e pranimit në Klinikë Emergjente, pacienti A.R, 1987, e kishte pothuajse komplet të prerë  krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.

Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëhoqi operimin, e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipa e Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqësore, e cila e kthen gjakun në zemër).

Si graft për rekostrukcion të enëve të lënduara, ekipi përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna). Po ashtu ekipi operativ kishte përkujdesur dy venat brahiale dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipi i Neurokirurgjisë e bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipi e Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori