LAJMI I FUNDIT:

Operacion ndërkombëtar antidrogë, ndalohet në mes të detit gomonia

Operacion ndërkombëtar antidrogë, ndalohet në mes të detit gomonia

Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është finalizuar pasditen e së premtes, ku morën pjesë policitë e Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.

Në kuadër të aksionit është sekuestruar një gomone që udhëtonte në ujërat ndërkombëtare, ndërsa janë arrestuar dy skafistë që ndodheshin në bord.


Në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se, agjencive policore u është dashur të ndjekin gomonen për 5 orë, për shkak të fuqisë së lartë që ajo kishte, e pajisur me 3 motorë.

Aksioni ka nisur pas informacioneve të ardhura në kohë reale, me njësitë policore italiane, shqiptare dhe ato malazeze që kanë krijuar një rrjetë të pakalueshme për trafikantët, që ishin nisur nga zona kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, transmeton tch.

Sipas njoftimit, trafikantët po përpiqen të testojnë rrugë alternative për trafikimin e drogës për shkak të vështirësive që po hasin në ujërat shqiptare, ku po veprojnë me intensitet policia kufitare dhe Guardia di Finanza.

Ka qenë kjo e fundit që ka ndalur mmjetin lundrues, pas udhëzimeve të dhëna nga agjencia kufitare FRONTEX, që po mbikëqyrte mjetin përmes një avioni.

Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur në det ngarkesën, duke e bërë më të vështirë ndjekjen, por pa mundur të shpëtonin. Tashmë ata dhe gomonia janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane.

Ndërkohë vijon rekuperimi i lëndës narkotike, pesha e të cilës nuk dihet ende, pasi për shkak të errësirës është vështirë mbledhja e saj në det.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori