Operacion i gjerë policor, arrestohen disa persona të dyshuar për shitblerje të drogës

Në rajone të ndryshme të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar disa të dyshuar për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike psikotrope dhe analoge dhe ka sekuestruar një armë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet e antidrogës në 24 orët e fundit kanë realizuar disa operacione policore në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca narkotike.
“Më 25.01.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Gjilan, pas pranimit të informacioneve se disa persona të dyshuar kanë në posedim sasi të substancës narkotike të llojit ‘marihuanë’, janë ndërmarrë veprime taktike-operacionale për kapjen e personave të dyshuar të cilët dyshohej se bënin të mundur shpërndarjen dhe shitjen e narkotikëve në disa lagje të Komunës së Gjilanit”, njofton Policia e Kosovës.
Pas lokalizimit të vendndodhjes së personave të dyshuar, janë realizuar veprime të shpejta operacionale dhe njësitë policore kanë arrestuar tre personat e dyshuar, transmeton Telegrafi.
“Si prova materiale nga të dyshuarit gjatë operacionit të kontrollit është konfiskuar sasi e substancës narkotike 373.1 gr dhe 822.6 gr dhe një peshore digjitale.
Po ashtu, sipas Policisë, mbrëmë (25.01.2023), në rajonin e Prishtinës hetuesit e antidrogës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar tjerë për posedim droge dhe janë kryer bastisje në lokacionet e tyre. Dëshmi relevante janë sekuestruar nga policia për procedura të mëtejme ligjore.
“Një operacion tjetër i antidrogës është realizuar edhe sot më 26.01.2023, në rajonin e Pejës, ku me urdhër të organeve të drejtësisë, në mbështetje të Njësive për reagim të shpejtë (NJRSH) Pejë dhe Forensikës Rajonale është zbatuar urdhër kontroll në lokacionin e dy personave të dyshuar dhe gjatë operacionit të bastisjes-kontrollit të shtëpisë, tek njëri i dyshuar janë gjetur një revole, një grinder (mulli për bluarje të marihuanës), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 119.4 gram e cila ishte e ndarë në vende të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, në vazhdën e bastisjes-kontrollit, në dhomën e të dyshuarit tjetër në një kasafortë metali janë gjetur dhe sekuestruar 5.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë kompetente për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Si u përplasën Sali Rexha dhe Armand Gosa para vrasjes së dyfishtë në Kavajë

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Gjykimi për "Rastin e 53 milionë eurove”, dëshmitari thotë se pagesa është kosto që doli si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria

Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr