LAJMI I FUNDIT:

Opel Corsa, me vetëm 53 kuaj fuqi dhe me një motor 1.0 arrin shpejtësinë prej 160 kilometra në orë

Opel Corsa, me vetëm 53 kuaj fuqi dhe me një motor 1.0 arrin shpejtësinë prej 160 kilometra në orë

Zakonisht autostradat përdoren për t’i testuar makinat e shpejta, nëse ato mund të arrijnë shpejtësinë e tyre të deklaruar.

Dhe kësaj radhe ishte rasti për Opel Corsa e prodhuar në vitin 1993 që nuk është e njohur për shpejtësinë dhe fuqinë e saj, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë ka vetëm 53 kuaj fuqi dhe me një motor 1.0.

Sidoqoftë, mos prisni një mrekulli nga kjo makinë, por është interesante të shihni se makina mund të arrijë një shpejtësi të konsiderueshme edhe pasi ka ekzistuar për gati tre dekada.

Pas ca kohësh, Opel Corsa arriti shpejtësinë më të lartë prej 160 kilometra në orë. /Telegrafi/