LAJMI I FUNDIT:

OPEC-u pritet të rris prodhimin e naftës

OPEC-u pritet të rris prodhimin e naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar u rikthye në vlerën prej 65.11 dollarësh për fuçi, por rritja e prodhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqetësimet që Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) mund të rrisin prodhimin.

OPEC-u me 22 qershor do të mblidhet në Vjenë për të vendosur nëse anëtarët e grupit dhe jashtë saj, duke përfshirë Rusinë, do të rrisin prodhimin për të lehtësuar shqetësimet lidhur me mungesat e mundshme të furnizimit nga Irani dhe Venezuela, shkruan Telegrafi.


Gjithashtu ofrimi i një mbështetjeje për naftën e papërpunuar ishte lajmi se bankat ngritën parashikimet e tyre për çmimet e naftës për muajin e tetë me radhë në maj, mes rritjes së rreziqeve gjeopolitike për furnizim në Iran dhe Venezuelë. Këto shqetësime e shtynë çmimin e naftës Brent me mbi 80 dollarë që ishte më i lartë për herë të parë që nga nëntori i 2014-së.

Investitorët do të shikojnë American Petroleum Institute, i cili do të publikojë të dhënat për inventarët e naftës së papërpunuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/