LAJMI I FUNDIT:

OPEC do të mbajë prodhimin aktual të naftës

OPEC do të mbajë prodhimin aktual të naftës

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kanë rënë dakord të mbajnë prodhimin aktual të naftës deri në muajin dhjetor.

Marrëveshja u arrit gjatë takimit të 16-të të OPEC-ut të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës Ministror (JMMC) që u mbajt në Abu Dhabi.

“Konformiteti me rregullimet vullnetare të prodhimit mbetet i lartë në 136% në muajin gusht. Sidoqoftë, JMMC ritheksoi parimet thelbësore që mbështesin deklaratën e bashkëpunimit, përkatësisht barazinë, drejtësinë dhe transparencën dhe nxiti të gjithë vendet pjesëmarrëse të shtojnë përpjekjet në kërkimin e një konformiteti të plotë dhe në kohë me rregullimet e tyre vullnetare të prodhimit”, tha Hasan Hafidh, shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të OPEC-ut, përcjell Telegrafi.

Hafidh gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve pjesëmarrëse të pranishme të punojnë për të arritur të paktën 100 për qind konformitet.

Gjatë takimit, Arabia Saudite tha se do të rregullojë më tej prodhimin e saj të naftës në afro 9.9 milionë fuçi në ditë në tetor ndërsa Iraku dhe Nigeria u zotuan për ulje të mëtejshme të prodhimit të naftës.

Një deklaratë e JMMC-së nënvizon nevojën kyçe për angazhim të vazhdueshëm ndaj Deklaratës së Bashkëpunimit në mbështetje të stabilitetit të tregut të naftës.

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve në Arabinë Saudite, kërcënohet furnizimi botëror
Lexo po ashtu Rriten çmimet e naftës pas sulmeve në Arabinë Saudite, kërcënohet furnizimi botëror

Pas një sulmi në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, çmimet e naftës u rritën deri në 20 për qind të vlerës, gjë që është rritja më e lartë që nga Lufta e Gjirit në vitin 1991.

Por çmimet u stabilizuan pasi presidenti amerikan Donald Trump autorizoi përdorimin e stokut për një furnizim të qëndrueshëm. /Telegrafi/