LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve në Arabinë Saudite, kërcënohet furnizimi botëror

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve në Arabinë Saudite, kërcënohet furnizimi botëror

Pas një sulmi në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, çmimet e naftës u rritën deri në 20 për qind të vlerës, gjë që është rritja më e lartë që nga Lufta e Gjirit në vitin 1991.

Por çmimet u stabilizuan pasi presidenti amerikan Donald Trump autorizoi përdorimin e stokut për një furnizim të qëndrueshëm.


Nafta e papërpunuar u rrit me 19.5 për qind dhe po tregtohet me 71.95 dollarë për fuçi, ku është edhe çmimi më i lartë që nga 14 janari 1991.

Trump: SHBA është “e gatshme” për t'u përgjigjur nëse Irani sulmoi fushat e naftës Saudite
Lexo po ashtu Trump: SHBA është “e gatshme” për t'u përgjigjur nëse Irani sulmoi fushat e naftës Saudite

Ndërsa, nafta WTI u rrit më 15.5 për qind dhe po tregtohet me 63.34 dollarë për fuçi, ku është rritja më e madhe që nga 22 qershori 1998, përcjell Telegrafi.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe sulmi ndaj prodhuesit Saudi Aramco, ka ulur prodhimin me 5.7 milionë fuçi në ditë.

Sulm me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Sulm me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite

Po ashtu, Arabia Saudite njoftoi ndalimin e përkohshëm të prodhimit të naftës.

Ministri saudit i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, deklaroi për agjencinë e lajmeve SPA se prodhimi i naftës është duke u ndalur përkohësisht nga dy objektet kryesore në pronësi të gjigantit shtetëror të naftës në Arabinë Saudite.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë, rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë kundër koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, thanë se kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën. /Telegrafi/