LAJMI I FUNDIT:

OnePlus vjen me dy modele të reja të Nord

OnePlus vjen me dy modele të reja të Nord

OnePlus Nord debutoi këtë verë, por telefoni i famshëm i kompanisë kineze është i disponueshëm vetëm në Indi dhe disa vende në Evropë.

Mirëpo tani janë prezantuar dy modele të reja që do të jenë të disponueshëm në të gjithë botën.


OnePlus ka prezantuar zyrtarisht Nord N10 5G dhe N100, pajisje për të cilat kompania thotë se janë një hap i ri në ofrimin e telefonave smart dhe të lirë në treg.

Nord N10 5G kushton 430 dollarë dhe vjen me procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 690, ka 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, një ekran me 6,49 inç FHD me një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz.

Telefoni ka katër kamera, 64 mega është ajo kryesore, kënd ultra-të gjerë makro.

Pajisja ofron bateri me 4,300 mAh, përdor sistemin operativ Android 11.

Ndërkaq, OnePlus N100 kushton 234 dollarë dhe vjen me një ekran HD + 6,52 inç dhe një bateri 5,000 mAh. Ka një kamerë kryesore me 13 MP, një tjetër makro dhe një për selfie.

Pajisja përdor një procesor Snapdragon 460, ka 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Të njëjtës mund t'i shtohet edhe një kartë me microSD.