LAJMI I FUNDIT:

OnePlus Nord i përmirësuar lansohet në SHBA?

OnePlus Nord i përmirësuar lansohet në SHBA?

OnePlus Nord bëri shumë bujë çdokund kur u lansua në muajin korrik, duke ofruar një telefon të pasur me karakteristika të rangut premium për një çmim shumë tërheqëse. Çështja e vetme ishte se modeli i ri dhe i popullarizuar i OnePlus nuk doli kurrë në shitje në SH.B.A. – për zhgënjimin e fansave të OnePlus në SHBA.

Fatmirësisht thashethemet e reja sugjerojnë se ata që duan një OnePlus Nord në SHBA mund të jenë me fat, pasiqë një version i ri i OnePlus Nord që do të mbërrijë në SH.B.A. më vonë këtë vit.


Burime të brendshme i kanë thënë Android Central se një version i përmirësuar i telefonit – i njohur aktualisht si OnePlus Nord N10 5G – do të lansohet së shpejti në SH.B.A. Më mirë akoma, do të vijë duke ofruar disa përditësime shumë të mirëpritura për blerësit, duke përfshirë një kamerë të re dhe të avancuar.

Detaji kryesor që kemi marrë tashmë është se kamera kryesore e Nord N10 do të ofrojë rezolucion 64MP – nga lentet origjinale me 48MP në OnePlus Nord. Dhe për më tepër, OnePlus me sa duket synon ta shesë pajisjen për vetëm 400 dollarë.

Çmimi i volitshëm vjen me disa paralajmërime; baza Nord N10 vjen me një RAM më të vogël 6 GB dhe është vendosur të mundësohet nga një Snapdragon 690 në vend të Snapdragon 765, variantit më të fuqishëm që është në OnePlus Nord në Evropë dhe Azi.

Ne dihet saktësisht se kur OnePlus Nord do të arrijë në SHBA, por me OnePlus 8T që thuhet se do të mbërrijë para fundit të muajit nuk duhet të presim shumë për të dëgjuar se çfarë ka planifikuar OnePlus për tregun amerikan.