LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 7T lansohet zyrtarisht me specifika të përmirësuara

OnePlus 7T lansohet zyrtarisht me specifika të përmirësuara

OnePlus lansoi telefonin e tyre të vjeshtës, OnePlus 7T, i cili do të jetë në dispozicion prej 18 tetor në OnePlus.com për 599 dollarë. 


Opsionet e ngjyrave përfshijnë Glacier Blue dhe Frosted Silver.

Sikurse kompania la të kuptohet, OnePlus 7T është duke u lansuar me Android 10 më të fundit.

Procesori tani është Snapdragon 855 Plus, i bashkuar me 8 GB RAM dhe 128 GB ruajtje UFS 3.

I aftë të funksionojë në 90Hz, paneli 6.55 inç AMOLED ka një rezolucion prej 2400 x 1080, i mbrojtur nga 3D Gorilla Glass, dhe kamera selfie përmban 16MP, ndërsa nën panelin e ekranit ka skanerin e gjurmëve të gishtërinjve.

Sistemi i kamerave përbëhet nga një kamerë kryesore 48MP, një telofoto 12MP dhe një njësi këndore ultra e gjerë 16MP, e aftë për zmadhim optik 2x dhe incizimin e video 4K, përveç modalitetit të ri Macro (2.5cm).

Bateria është një njësi prej 3,800mAh që mbështet ngarkimin e shpejtë 30W dhe duhet të ofrojë performancë të shkëlqyeshme në lëvizje. /Telegrafi/