One T dhe Melisa Lleshi sjellin këngën e re "Gina Montana"

One T dhe Melisa Lleshi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
"Gina Montana" mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen provokuese në klip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për 'beat'-in, miksimin dhe producimin u kujdes Dualvox.

Ky i fundit bashkë me Zzap e bënë edhe masterizimin e kësaj kënge ritmike.

Videoja ndërkohë i është besuar Enis Nishorit.
Besohet që kjo këngë e tyre do të pëlqehet nga fansat dhe tashmë ndodhet e plotë në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































