LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Portugalia zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Osmani: Portugalia zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në takim nga presidenti i Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë Kosovës me dekada, duke kërkuar mbështetje edhe në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se presidentja Osmani gjatë takimit ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe sundim të ligjit, duke u dëshmuar kështu si partner kredibil, por edhe si një shtet që zhvillohet bazuar në vlerat e BE-së.


Në këtë kontekst, ajo ka potencuar se Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO si synime parësore e strategjike, ndërkaq falënderoi Portugalinë që është zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për procesin e dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me fqinjët, duke potencuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

Presidentja Osmani në takim me homologun De Sousa ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Portugalinë jo vetëm në sferën e politikës e diplomacisë por edhe në fushën e tregtisë, turizmit, mbrojtjes, arsimit, kulturës, si dhe të trajnimeve profesionale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori