Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga qëndrimi në Madrid, ku duket se po i shijon plotësisht ditët e verës.

Në postimet e publikuara në Instagram, Olta shfaqet fillimisht në një kafene të hapur duke shijuar mëngjesin me kroasan dhe kafe, në një atmosferë tipike europiane.


E veshur me një set sportiv në ngjyrë blu të errët, ajo përcolli një stil të thjeshtë dhe modern, duke kombinuar elegancën me komoditetin.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Në një tjetër fotografi, aktorja shfaqet pranë një prej monumenteve më të njohura të Madridit, Puerta de Alcala, ku me një qëndrim plot finesë, thekson elegancën dhe vetëbesimin që e karakterizon.

Olta gjithashtu publikoi një set tjetër veshjesh sportive me ngjyrë të kuqe, duke treguar edhe një herë aftësinë e saj për të eksperimentuar me ngjyra dhe për të tërhequr vëmendjen me stilin e saj.

Prej vitesh, Olta Gixhari mbetet një nga figurat më të komentuara të ekranit dhe rrjeteve sociale në Shqipëri, duke kombinuar karrierën artistike me një prezencë të fortë në medie. /Telegrafi/

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Foto: Olta Gixhari/Instagram