LAJMI I FUNDIT:

Olsi Jazexhi: Shqiptarët para 1912-së kanë qenë osmanë; kombi shqiptar është pjellë e Turqisë; Skënderbeu është i sajuar nga Rilindja!

Olsi Jazexhi: Shqiptarët para 1912-së kanë qenë osmanë; kombi shqiptar është pjellë e Turqisë; Skënderbeu është i sajuar nga Rilindja!

Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar.

Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereze janë figura fetare, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Skënderbeun.


“Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë ai. “Kur qeveritë në Kosovë dhe në Shqipëri mundohen të imponojnë një fe dhe të poshtërojnë një tjetër, njerëzit reagojnë kundër figurave që nxisin përçarje”.

Jazexhi thotë se “kemi qenë Turqi” deri në vitin 1912. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët.

“Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”, thotë ai, duke shtuar se historinë na e kanë shkruar italianët e austriakët. Ndaj, shprehet se shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë që përpara vitit 1912 kemi qenë osmanë, se Perandoria Osmane nuk ka qenë e keqe siç tregon historiografia katolike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori