LAJMI I FUNDIT:

Olivia Rodrigo i lë pak vend imagjinatës e veshur me fustan të zi

Olivia Rodrigo i lë pak vend imagjinatës e veshur me fustan të zi

Olivia Rodrigo mahniti me pamjen e saj më të guximshme në tapetin e kuq deri tani gjatë fundjavës.

Këngëtarja e hitit “Good 4 U” dukej mahnitëse teksa hyri në The Academy Museum of Motion Pictures në Los Angeles të shtunën.


Rodrigo, 18 vjeç, i la pak imagjinatës me një fustan të zi Saint Laurent pa rripa nga Anthony Vaccarello.

Fustani që të bënte ta ktheje kokën kishte një të çarë deri në kofshë dhe një dekolte të thellë që nxirrte në pah gjoksin e saj.

Pjesa më e mirë nga të gjitha? Kishte xhepa, një veçori e dashur nga çdo person që e do modën.

Për pamjen e saj të bukur, Rodrigo i mbajti flokët të tërhequr me disa valë të buta të varura anash.

Ajo zgjodhi grim minimal kombinuar me buzë të kuqe të guximshme.  /Telegrafi/