LAJMI I FUNDIT:

Oliver Varhelyi javën e ardhshme për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Oliver Varhelyi javën e ardhshme për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Komisioneri i ri evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Verhelyi javën e ardhshme, më 15 dhe 16 janar do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë pas marrjes së postit, kështu që, përveç njohjes me elitën politike të vendit, Verhelyi pritet të ketë konsultime me përfaqësues qeveritar rreth propozim- metodologjisë së re për fillimin e bisedimeve aderuese si dhe qasjen në zhvillimin e reformave.


Në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe Ligji i ri i Prokurorisë, që do të përfshihej në mini- raportin për reformat në vend, që Komisioni Evropian duhet ta paraqes në shkurt për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/