LAJMI I FUNDIT:

OKB mbi metodat brutale të torturës së ushtrisë ruse: Disa njerëz u torturuan në Ukrainë deri në vdekje

OKB mbi metodat brutale të torturës së ushtrisë ruse: Disa njerëz u torturuan në Ukrainë deri në vdekje

Metodat ruse të torturimit në pjesët e pushtuara të Ukrainës, kanë qenë aq brutale sa që i kanë shkaktuar vdekjen disa viktimave, ka thënë sot kreu i një komisionit hetimor të OKB-së.

Erik Mose, kryetar i Komisionit Hetimor për Ukrainën, i tha Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, se ekipi i tij “mblodhi prova të mëtejshme që tregojnë se torturat nga forcat e armatosura ruse në zonat nën kontrollin e tyre ishin të përhapur dhe sistematike”, transmeton Telegrafi.

“Në disa raste tortura ishte aq brutale saqë shkaktoi vdekjen e viktimës”, tha ai.


Komisioni i Moses vizitoi pjesë të Ukrainës që më parë mbaheshin nga forcat ruse, si rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.

Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore
Lexo po ashtu Ish-komandanti i NATO-s: Nëse admirali rus Sokolov është i vdekur, është oficeri më i lartë i marinës ruse i vrarë në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore

U zbulua se torturat kryheshin kryesisht në qendrat e paraburgimit të kontrolluara nga autoritetet ruse.

Komisioni tha më parë se veprimet e forcave ruse në Ukrainë, përfshirë torturën, mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Rusia mohon kryerjen e krimeve apo shënjestrimin e civilëve në Ukrainë. Moskës iu dha një mundësi për t’iu përgjigjur akuzave në seancën dëgjimore të komisionit, por asnjë përfaqësues rus nuk u paraqit.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori