LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të padisin Ministrinë e Mjedisit, thonë se Kelkos u pajis fshehurazi dhe kundërligjshëm me leje mjedisore

OJQ-të padisin Ministrinë e Mjedisit, thonë se Kelkos u pajis fshehurazi dhe kundërligjshëm me leje mjedisore

Organizatat mjedisore “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar këtë të enjte padi kundër Ministrisë së Mjedisit, pasi sipas tyre ky dikaster i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos.

Sipas këtyre tri organizatave joqeveritare, një vit më parë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan.

“Kelkos asnjëherë nuk ka arritur të pajiset me këtë leje dhe ka operuar pa të që nga vitit 2009. Aktualisht kompania Kelkos vepron lirshëm me të gjitha  hidrocentralet pavarësisht dëmeve shumë milionëshe dhe të parikuperueshme që vazhdon t’ia shkaktojë ambientit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje bëhet e ditur se Kelkos, “tashmë partnere e ministrit Aliu, është përgjegjëse për degradimin e Parkut  Kombëtare, Bjeshket e Nemuna dhe Deçanit, komunë kjo që kishte pamje që të linin pa frymë ndërsa tani, ashtu siç dëshmohet në foto, ato pamje të ngjallin vetëm keqardhje”.

“Qeveria aktuale erdhi në pushtet me premtimin konkret se kompania Kelkos nuk do të trajtohej  më me favorizime nga institucionet shtetërore. Derisa ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje  thirri seance urgjente në Parlamentin e Kosovës për çështjen e Kelkosit, dorëzuan padi kundër Ministrisë së Mjedisit, vizitonin Deçanin, dhe premtonin bashkëpunim të ngushtë me aktivistë  dhe transparencë radikale për të ndalur degradimin e natyrës dhe ndikimin e Kelkosit në  institucionet publike”, thuhej në komunikatë.

Megjithatë sipas OJQ-ve, pas ardhjes në krye të Ministrisë së Mjedisit, ministri Aliu ka akomoduar kërkesat e kompanisë Kelkos duke u bërë kështu pjesë e skemës shkatërruese të ambientit.

“Vendimi i lëshuar nga ministri Aliu amniston kompaninë Kelkos nga të gjitha shkeljet që janë bërë përmes  operimit të hidrocentralit Lumbardhi pa leje mjedisore. Tutje, ministri Aliu vazhdimisht refuzon  dialogun me ambientalistë, mohon të drejtën e qasjes në dokumente publike, denigron ambientalistët në konferenca për media, dhe se fundmi ka ndërprerë edhe bashkëpunimin me  organizatën ndërkombëtare për mbrojtje të lumenjve, Riverwatch”.

Veçanërisht shqetësues thuhet se është fakti se lejet janë dhënë përmes një udhëzimi administrativ për të cilën pas ankesës nga ana e organizatave, Zyra e Kryeministrit kishte dërguar udhëzime ligjore në Ministri duke kërkuar që të plotësojë atë Udhëzim Administrativ për të përfshirë pjesëmarrjen publike.

“Ministri  Aliu ka injoruar në tërësi obligimin ligjor dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara. Ky veprim jo vetëm që  është i dëmshëm për mjedisin, por edhe i rrezikshëm dhe alarmues për një qeveri demokratike.  Prandaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit Kurti.”

“Roli aktiv i Ministrit Aliu në procesin e dhënies së këtyre lejeve, duke mbajtur takime te fshehta dhe moslejimin e pjesëmarrjes publike, nxitë dyshime të mëdha për integritetin e tij, përfitimet e mundshme por mbi të gjitha mundëson shkatërrimin e mëtutjeshëm të ambientit në Deçan. Përmes kësaj padie ne kërkojmë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos, gjë që do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan dhe anulimin e  Udhëzimit Adiministrativ për Leje Mjedisore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori