LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të kërkojnë të ripërsëritjen e procesit të vlerësimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, thonë se nuk pati transparencë

OJQ-të kërkojnë të ripërsëritjen e procesit të vlerësimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, thonë se nuk pati transparencë

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës është mbajtur intervistimi i kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit (Ombuspersoni).

Kandidatët që e kanë kaluar me sukses këtë intervistë janë: Naim Çelaj, Edona Hajrullahu dhe Xhavit Shala, ndërkaq me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të përcaktohet se cili nga tre kandidatët do të zgjidhet Avokati i Popullit.


Por, një grup organizatave të shoqërisë civile në Kosovë po kërkojnë anulimin e këtij procesi.

Në një komunikatë për media këto OJQ vendore kanë numëruar disa arsye kryesore se pse duhet anuluar ky konkurs dhe kanë kërkuar ripërsëritjen e procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit në përputhje me Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Kuvendit dhe Ambasadës Britanike.

Sipas tyre në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ka pasur mos transparencë, mos respektim të parimit të meritës dhe ligjshmërisë. Lexoni reagimin e plotë.\

Ne, organizatat e poshtëshënuara, përsërisim qëndrimin tonë kundërshtues ndaj procesit përzgjedhës për Avokat të Popullit të organizuar nga Paneli Vlerësues i themeluar nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Duke qenë se disa nga ne e kemi monitoruar në mënyrë direkte një proces të tillë, kemi vërejtur probleme serioze në kuptim të transparencës, respektit për parimin e meritës dhe ligjshmërisë së zbatimit të kritereve përzgjedhëse, si në vazhdim:

  1. a) Procesi përzgjedhës për Avokat të Popullit është i përcaktuar me ligj, dhe i nënshtrohet parimeve të transparencës dhe meritës së kandidatëve që konkurrojnë. Paneli Vlerësues ka bërë lëshime serioze në metodologjinë e zbatuar për të vlerësuar meritën e kandidatëve. Adresimi i një interviste formale, me disa pyetje shumë të përgjithshme, që nuk marrin parasysh të kaluaren profesionale të kandidatëve, dhe me një insistim partiak të vlerësimit, ka qenë kryefjala e intervistës me kandidatë të organizuar nga Paneli Vlerësues. Ky i fundit as nuk ka marr mundin t’i shpjegoj organizatave të shoqërisë civile se mbi cfarë kriteresh ka zbatuar një proces përzgjedhës, dhe si është e mundur që një intervistim formal me pyetje që janë tërësisht në diskrecion të gjykimit politik të deputetëve anëtarë të Panelit të jetë përcaktues i listës finale të të përzgjedhurve.
  2. b) Paneli Vlerësues ka treguar mungesë serioze të transparencës. Ai i përjashtoi monitoruesit e shoqërisë civile nga pjesa e mbledhjes ku duhej të bëhej pikësimi i kandidatëve, dhe rrjedhimisht transparenca e vlerësimit sipas kritereve për secilin kandidat u mohua tërësisht. Një përjashtim i tillë është i paprecedent në praktiken kuvendore. Për më tepër, Paneli Vlerësues vazhdon ta mbaj të fshehtë listën e kandidatëve dhe pikët të shoqëruara me arsyetim për secilin kandidat. Paneli refuzoi t’i shpjegoj komunitetit monitorues se pse janë vlerësuar kandidatët në mënyrën e tillë, dhe cfarë bëri që shumë kandidatë ekselentë të mos hynin as në listën e tre më të mirëve.
  3. c) Paneli Vlerësues shkeli Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës Britanike, i cili parasheh që vlerësimi i kandidaturave për avokat të popullit të bëhet bazuar në pikësimin që bëjnë ekspertët britanikë të angazhuar nga Ambasada. Një tejkalim i tillë i Memorandumit është fakt i mjaftueshëm juridik që e bën të arsyeshëm ripërsëritjen e procesit.

Prandaj, ne organizatat e poshtëshënuara kërkojmë nga Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut të ripërsëris procesin e vlerësimit për kandidatët për Avokat të Popullit, dhe një proces të tillë ta zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasaden Britanike. Kërkojmë gjithashtu transparencë të plote, llogaridhënie për vlerësimin e bërë dhe zbatim të plotë të parimit të meritës në procesin përzgjedhës.

Sinqerisht,

Rrjeti i Grave të Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Instituti KIPRED

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori