LAJMI I FUNDIT:

OIK njofton se ka ndërruar jetë infermierja e burgut të Gjilanit, Bedrana Hyseni

OIK njofton se ka ndërruar jetë infermierja e burgut të Gjilanit, Bedrana Hyseni

Ka ndërruar jetë infermierja Bedrana Hyseni nga Gjilani.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës, të cilët kanë ngushëlluar familjen Hyseni, transmeton Telegrafi.


“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani. E ndjera ishte Infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.

OIK shprehë ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës./Telegrafi/