LAJMI I FUNDIT:

Ohri shpall moratorium për ndërtimet pa leje

Ohri shpall moratorium për ndërtimet pa leje

Sot në vazhdimin e seancës së fundit, këshilltarët e komunës së Ohrit votuan në favor të propozim vendimin për një moratorium për ndërtimin dhe miratimin e planeve urbanistike, si dhe legalizimin e objekteve deri në miratimin e Planit për menaxhim me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore Botërore të rajonit të Ohrit, ose më së voni deri më 1 shkurt vitin e ardhshëm.

Kjo do të thotë që do të respektohen rekomandimet e bëra nga Qeveria, UNESCO dhe vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Konstantin Georgievski, kryetari i Ohrit, përshëndeti miratimin e moratoriumit dhe theksoi se zbatimi i aktiviteteve të Planit aksional po fillon.


“Kjo do të thotë që nga sot është prezantuar një ndërprerje e përkohshme e zbatimit dhe miratimit të planeve urbanistike, dokumentacioni i planifikimit urban të projekteve në territorin e komunës. Të gjitha procedurat e reja të çështjeve në lidhje me lëshimin e lejeve të ndërtimit, mbindërtimit dhe deri në ndërtimin pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi gjithashtu do të pezullohen përkohësisht. Të gjitha procedurat me miratim të vlefshëm të ndërtimit mund të vazhdojnë me realizim”, tha Georgievski, i cili nuk dëshiroi të përgjigjet në pyetje shtesë për gazetarët.

Ai i tha se është i bindur se do të respektohen të gjitha rekomandimet dhe se Ohri do të ngel qytet i UNESCO-s.